E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askush si Neymari

Legjenda braziliane e futbollit Pele beson se bashkëkombësi i tij, sulmuesi i talentuar i Santosit, Neymar i meriton të gjitha lëvdatat që i merr dhe shpreson të mbrojë atë nga presioni i medieve.

Pele ka thënë se është i lumtur që Santosi ka hapur një seksion në muzeun e tij për yllin e tashëm të ekipit Neymar. Sulmuesi 19 vjeç fitoi çmimin Ferenc Puskas për golin më të mirë të vitit 2011, duke marrë edhe mirënjohje nga klubi i tij.

Pele mendon se Neymar i ka merituar ato. “Sigurisht se i ka merituar. Për momentin nuk ka futbollistë, së paku këtu në Brazil, që mund të krahasohen me Neymarin. Fatmirësisht, ai është rritur këtu në Santos”, tha Pele për Globoesporte.

71 vjeçari foli edhe për presionin e madh mediatik ndaj Neymarit, duke shpresuar se i riu nuk do të ngecë si rezultat i tij.

“Ne duhet të mbrojmë Neymarin nga e gjithë kjo, në mënyrë që të mos dëshpërohemi”, përfundoi ai. Neymar vazhdimisht spekulohet me transferim në Evropë, por insiston se do të qëndrojë në klubin e tij aktual deri më 2014, kur edhe i skadon kontrata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›