E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti i Assange shqyrtohet nga Gjykata Supreme britanike

Themeluesi i WikiLeaks-it Julian Assange ka çuar luftën e tij kundër ekstradimit në Suedi, ku përballet me akuzat për dhunim, në gjykatën më të lartë të Britanisë së Madhe, në një rast që mund të nxisë përmbysje të ligjit evropian.

Avokatët e 40 vjeçarit i thanë Gjykatës Supreme në Londrës se prokurori suedez që ka lëshuar fletarrestimin në dhjetor të 2010-ës, nuk ishte autoriteti i duhur gjyqësor.

“Ky apel përfshin një çështje të vetme të ligjit. A mund një prokuror suedez të ketë autoritet gjyqësor për të lëshuar akt për ekstradim”, ka thënë avokatja Dina Rose.

Ajo tha se parimet ligjore janë “minuar” nga fakti se fletarrestimi për Asanzhin është lëshuar nga një prokuror, duke thënë se nuk ka garanci se sa ai mund të jetë “i pavarur dhe i paanshëm” sikurse gjykatësit.

Shtatë gjykatës do shqyrtojnë apelin e Asanzhit në një gjykatë në Londër, dhe pritet që të marrin vendim vetëm pas pdisa javëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›