E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asllani, garon me Rick Ross e Wiz Khalifa

Reperi shqiptar në SHBA, Arian Asllani, i njohur si Action Bronson, ka shënuar sukses te veçantë në karrierën e tij muzikore.

"Mixtape" i tij "Blue Chips'', është nominuar nga revista e njohur e muzikës hip-hop në SHBA, "XXL", si një prej pesë më të mirave të këtij viti. Ai garon me disa nga emrat më të njohur të hip-hopit në botë, si Whiz Kalifa e Rick Ross.

Për ta ndihmuar Asllanin që të fitojë, ju mund të votoni deri më 31 dhjetor ne vegëzen e mëposhtme:
http://www.xxlmag.com/news/2012/12/xxl-awards-readers-poll/ 

Asllani, 28 vjeçar, është i biri i dy emigrantëve shqiptar. Pasi kishte punuar disa vite si shef kuzhine në New York, ai ka vendosur t'i përkushtohet muzikës. /Rozafa Kelmendi /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›