E Diel, 1 Nëntor 2026

Madonna u shpall luftë me fansave

Koncertet e fundit të Madonna-s po dëshmojnë se ndoshta, karrierës së saj si artiste po i vie fundi. S’kalon asnjë koncert i saj e mos të ketë ndonjë skandal që t’i irritojë fansat.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë në Kil, ku gjatë performancës në skenë ajo i ka kërcënuar fansat që po nuk ndaluan së piri duhan ajo do të tërhiqet nga skena.

Kërkesa e Madona-s ka qenë e pakuptimtë marrë parasysh faktin se ajo ishte duke performuar në një ambient të hapur.

“Nëse ju do të pini cigare unë nuk do ta realizoj spektaklin”, ka thënë Madonna e cila është filmuar nga një fans duke i thënë këto fjalë.

E në momentin kur turma nuk i’u bind fjalëve të saj, Maddona u irrituar edhe më shumë.

“Nëse juve nuk u intereson për mua as mua nuk më intereson për ju. Unë nuk po bëj shaka, nuk mundem të këndojë nëse ju pini duhan. Ju më shikoni mua duke në sy teksa po piniduhan sikur unë të isha një idiote e marrë”, u është drejtuar këngëtarja fansave.

Koncerti nuk u anulua e as fansat s’pushuan së piri duhan. Madonna vetë, apo me këshillën e menaxherit të saj, nuk e braktisi koncertin duke ditur se ky do të mund të ishte vërtetë fundi i karrierës së saj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›