“Obama turpërohet ta kërcej ‘Gangnam Style’”

Senzacioni Korean i pop-it, Psy tha se Presidenti Barack Obama i ka thënë atij se di ta kërcej shumë mirë “Gangnam Style”, por kjo e turpëron familjen e tij.
Duke folur për mediat amerikane, Psy tha: Ai tha se është shumë i mirë në “Gangnam style” por familjaret e tij po ndihen të turpëruara me këtë vallëzim dhe nuk do ta bëj më.
Psy u takua me presidentin në fillim të këtij muaji, vetëm pak ditë pasi që kërkoi falje për deklaratat e tij të vitit 2002 ku pati kërkuar të vriteshin amerikanët.
Psy gjithashtu tregoi se momentalisht është duke incizuar albumin e tij. Ai tha: “Dua të fitojë vëmendjen e të gjithëve”. /Indeksonline/