Kim zbulon më shumë se që duhet

Dita e Kim Kardashian nis shumë herët e kjo për shkak të palestrës që ajo e fillon në orët e hershme të mëngjesit. Dje në mëngjes, Kim u fotografua ne Los Angelos, teksa po shkonte në fitnes e ndërkaq, veshur kishte një palë dollakë nga të cilat shihej qartë trupi i saj.
Bukuroshja nuk e lë asnjë rast ti ik pa provokuar pa marrë parasysh ku ndodhet. Ylli i, “Keeping Up With Kardashians”, viteve të fundit ka shtuar dukshëm peshë dhe tani ajo po mundohet t’I përkushtohet sa më shumë ushtrimeve fizike.
Kim , së fundmi i është futur edhe karrierës së aktrimit, Bukuroshja u paraqit në komedinë ,” Temptation” ku luan rolin e Ava-s një biznesmene e pispillosur e cila shpesh ka problem me kolegët e saj.
Trejlleri i filmit tashmë është publikuar ndërkaq Kim shfaqet mjaftë seksi dhe provokative. Megjithatë, roli që ajo luan nuk zgjat edhe shumë pasi që, ajo paraqitet vetëm në disa pjesë të shkurtëra.
Deri më tani, shumë persona kanë pyetur se cili është pofesonin me të cilin do të mund ta identifikonin bukuroshen. Nëse Kim vendos të bëhet aktore, të paktën publiku por edhe mediet do të mund ti referohen si të tillë./Indeksonline