E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanye West në skenë me minifund

Reperi, Kanye West kohëve të fundit është kritikuar në masë të madhe për paraqitjet e tija në publik e sidomos me veshjet e lëkurës. Madje, mediet e huaja kanë fajësuar reperin që ka shatërruar edhe stilin e veshjes së të dashurës, Kim Kardashian.

Së fundmi, reperi është paraqitur në një koncert në nderim të viktimva të shkollës,” Sandy Hook”  të Amerikës. Kanye, kishte veshur pantollona lëkure e mbi to edhe një minifund nga lëkura.

Veshja katastrofale e reperit i ka rënë në sy të keq edhe kolegut të tij, Chris Brown i cili ka shkruar në , Twitter: “Ai ka për të mbathur take herën tjetër”.

Por, të njëjtën gjë nuk po e mendon Kanye të cili ky minifund i ka pëlqyer tej mase.

“Unë thjeshtë e dua këtë. Kjo është shumë modern”, ka thënë reperi. Nuk dihet nëse ai të ta mendojë të njëjtën gjë në momentin kur Kim do ta shohë videon e Kanye me fustan./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›