E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Asllani u shemb gjate stervitjes”

Futbollisti shqiptar, Asllan Nela, ka rene ne gjendje shoku gjate stervitjes me klubin e tij sportiv te “Farkeinas”, ne ishullin Hios te Greqise. Pas shqetesimeve qe kishte pasur eshte derguar per mjekim ne spital, ndersa mjeket kujtuan se behej fjale per nje semundje zemre apo atak kardiak. Por dhimbjet ne apendicit, diagnoze qe eshte kuptuar vone nga bluzat e bardha te spitalit “People’s Hospital”, i kane marre jeten 21-vjecarit nga Shqiperia qe jetonte se bashku me familjen ne Greqi. Trajneri i tij, Janis Sarikas, pohon se kater muaj kishte ne skuadren e “Farkenias”, pasi ishte blere ne nje ekip tjeter. Kurse sportdashesit e therrisnin “Luani”, per shkak te aftesive te tij teknike dhe fuqive fizike gjate lojes. Mediat greke i kane kushtuar hapesire lajmit, duke hedhur edhe akuza ndaj mjekeve per neglizhencen dhe pakujdesine ne percaktimin e diagnozes. Futbollisti shqiptar, i cili prej 11 vjetesh jetonte ne kete ishull, se bashku me te vellane e tij dhe dy prinderit Arqile dhe Sava, nga rrethi i Tepelenes, mesohet se ka rene pertoke ne fushen e blerte te stervitjes. Pasi ka ndiere nje te therur ne kraharor, Asllani ka rene pertoke dhe menjehere nga te pranishmit eshte derguar ne spitalin shteteror te Hiosit.
Pasi mjeket ne ishull kane qene te pafuqishem per ta kuruar, 21-vjecari eshte nisur me helikopter drejt Athines bashke me nje grup specialistesh. Diagnoza e gabuar e mjekeve qe kujtonin se vuante nga zemra, ka sjelle edhe humbjen e jetes per te riun, qe ne fakt kishte probleme me apendicitin. Sipas nje bisede telefonike me trajnerin e tij, Janis Sarikas, mesojme se Asllan Nela prej disa vitesh ishte aktivizuar ne ekipet e futbollit te Hiosit. “Kater muaj me pare e kemi “blere“ te nje ekip tjeter. Asllani, ose sic e therrisnin tifozet e ekipit “Luani”, ishte nje djale i shkelqyer, punetor i palodhur. Ate e donin te gjithe sportiste e sportdashesit”, thote trajneri. Babai i te riut punonte ne ndertim, ndersa e ema merrej me pastrime shtepish.
Xh.Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›