E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet galeria, plagoset rende minatori

Miniera e vdekjes ne Bulqize rikthehet ne qender te vemendjes me aksidentin e radhes. Sami Doga, 45 vjec, nga Fushe-Bulqiza, ka pesuar demtime te renda ne gjysmen e trupit, pasi nje masiv i madh dheu e kromi e ka zene nen vete, ndersa ishte duke punuar ne galeri. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 14:00, ne nivelin nr. 16, ndersa ne pese sektoret e minieres punonin 660 minatore. Plaget kane qene te renda, ndaj 45-vjecari eshte nisur ne gjendje kritike drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes me nje helikopter, pas mjekimit paraprak ne Bulqize. Ky eshte rasti i dyte i plagosjeve brenda nje muaji, ndersa jane shenuar 5 minatore te vdekur brenda ketij viti ne miniere. Miniera gjendet nen koncesionin e firmes “D’Arfo” dhe nje kompanie ruso-austriake.
Nje zhurme e madhe eshte degjuar nga minatoret pasditen e djeshme ne galerite e nendheshme te minieres dhe nje thirrje per ndihme. Ne thellesi te nivelit nr. 16 gjendej kolegu i tyre, Sami Doga, i specializuar ne profesionin e armatorit, i cili bente armaturen e nivelit, me nje thellesi 1600 metra nen toke. Teksa po punonte, krejt befasisht eshte shembur nje masiv dheu, duke e zene nen vete. Me shume mundim, koleget kane larguar masivin qe kishte zene 45-vjecarin dhe me mjetet e tyre e kane transportuar nga rreth 1600 metra deri ne hyrje te minieres, duke e nisur per ne spitalin rajonal te Bulqizes. Por, mjeket kane qene te pafuqishem, sepse plaget ishin te renda nga pjesa e mesit e deri te kembet.
Per ngjarjen e rende eshte njoftuar edhe ministri Genc Ruli, i cili gjendej vetem pak kilometra ne afersi te Bulqizes, per inaugurimin e rifillimit te punes ne Uzinen e Ferrokromit te Burrelit, e cila perpunon kromin e nxjerre ne Bulqize. Menjehere eshte ulur ne qytet nje helikopter, i cili ka transportuar te plagosurin ne drejtim te Spitalit Ushtarak te Tiranes, ku edhe po merr nje trajtim me te specializuar. Burime nga spitali bene te ditur se frakturat qe ka pesuar minatori jane te shumta dhe po behet perpjekje per ta mbajtur ne jete.
A.Ndoja/A.Bushi

Grevat e pashpresa te minatoreve
Pas grevave te njepasnjeshme te kondicionuara nga disa aksidente me pasoje vdekjen e kater minatoreve vetem gjate stines se veres, te 660 minatoret kane rifilluar punen ne thellesite e nentokes se Bulqizes, per te nxjerre prej andej kromin per llogari te firmes “D’Arfo” dhe nenkontraktoreve te saj ruso-austriak. Fillimi i punes nisi pas nje marreveshjeje mes sindikates dhe firmes, ku merrej persiper nder te tjera edhe permiresimi i kushteve te punes. Por, megjithese puna ka nisur, firma ende nuk ka bere asgje per permiresimin e kushteve te punes dhe sigurine e minatoreve. Si rezultat i pasigurise ne miniere ishte edhe aksidenti i djeshem, ku mbeti i plagosur rende 45-vjecari Sami Doga.

Viktimat
Zaim Hysa
Medi Jani
Hysen Lezi
Avni Durici

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›