Punesimi ne Itali, nis gara per 4500 kuota
Ministria e Brendshme italiane hap sot sportelet per aplikimet e emigranteve shqiptare qe deshirojne punesimin sezonal. Parashikohet qe procedurat te nisin ne oren 08:00 te mengjesit dhe do te zgjase deri ne muajin janar. Per kete qellim, qeveria italiane ka vene ne dispozicion te shqiptareve 4500 kuota te lira, per pune te ndryshme. Gazeta “Koha Jone” publikon sot hapat qe duhen ndjekur dhe kushtet qe duhet te plotesoje nje i interesuar per punesim sezonal ne Itali. Aplikimet behen nepermjet internetit dhe me pas ambasada italiane ne Tirane komunikon me Ministrine e Brendshme per procedurat e metejshme. Ky aplikim mesohet se eshte i vlefshem kryesisht per shqiptaret qe gjenden aktualisht ne vendin e tyre, Shqiperi.
Hapat qe duhet te ndiqen nga aplikantet per te bere te mundur qe kerkesa e tyre te jete e sakte dhe te perfitoje nje vend pune per nje sezon ne Itali me dokumente te rregullta, jane bere te ditura nga Ministria e Brendshme italiane. Gjithsej numerohen 11 rregulla qe jane te ilustruara dhe me fotot e veprimeve qe duhet te behen, qe kerkesa te jete e plote ne te gjitha hapat e saj. Kete vit ka ndryshuar dhe menyra e aplikimit, e cila do te behet online, me ane te internetit, duke hequr posten dhe shpenzimet e saj.
Nga ora 08:00 e dites se sotme, date 15 dhjetor, mund te dergohen kerkesat nga personat te cilet jane te interesuar per punesimin e tyre sezonal ne Itali, nga vendet qe kane kuota te rezervuar, si: Shqiperia, Algjeria, Bengali, Egjipti, Filipine, Gana, Maroku, Moldavia, Nigeria, Pakistani, Senegali, Somalia, Sri Lanka, Tunizi. Nga ora 08:00 e dites se marte, date 18 dhjetor do te jete radha e punetoreve qe duan te bejne pune per vendet qe nuk kane nje marreveshje te nenshkruan me shtetin italian. Nderkohe qe, nga ora 08:00 e se premtes 21 dhjetor, mund te dergojne pyetjet punetoret e te gjitha kategorive, perjashtuar, personat qe aplikojne per punetor shtepiak.
Perg: A. Cena
Hapat qe duhen ndjekur
1) Pasi keni ndezur kompjuterin qe duhet te jete i lidhur me internetin, duhet te lidheni me Sportello Unico Immigrazione, Sportelin Unik te Emigracionit, ne adresen www.interno.it
2) Gjeni formularet duke klikuar lart ne ikone ne menyre qe te hapet formulari.
3) Pasi te jeni siguruar se jeni lidhur, duhet te klikoni mbi ikonen “Trego kerkesat qe duhen derguar”
4) Programi do te beje te ditur te gjitha pyetjet qe kerkohen per t’u plotesuar, te cilat, pasi te jene mbushur me pergjigjet tuaja, duhet te dergohen.
5) Nese ne ekranin eshte e dukshme e dallueshme kerkesa qe duhet plotesuar dhe me pas derguar shkoni te pika 7. Nese kerkesa nuk eshte bere e dukshme, e dallueshme duhet te ktheheni mbrapsht ne program dhe klikoni te “Visualizza domande da compilare", “Nxirr kerkesen per ta plotesuar”.
6) Pas kesaj, hapni ate kerkese qe ju intereson dhe klikoni ne secilen prej faqeve aty, ne ikonen “Salva per l'invio”, “Shpeto per te derguar”, dhe me pas kthehuni tek ikona “Visualizza domanda da inviare”, “Nxirr kerkesen per te derguar”.
7) Seleksiono ne meny lart, ne te majte tipologjine e kerkesave qe doni te plotesoni dhe te dergoni. Vende qe kane nenshkruar marreveshje punesimi - per pune shtepiake (per punetore pa kuota te rezervuara”, te gjitha modelet.
8) Sapo te vije ora, ne te cilen hapen aplikimet, klikoni ne “Invio”, “Dergo”dhe me pas “Si” “Po”, per konfirmim.
9) Pas kesaj, do te hapet nje dritare e re me statusin e vazhdimit te metejshem te procedurave te kerkuara.
10) Pas kesaj do te vije nje mesazh elektronik qe do te konfirmoje dergimin (mos u alarmoni nese vonohet, por nese mesazhi nuk vjen brenda 60 minutash, shikoni dhe nje here hapat qe keni ndjekur ne adresen www.interno.it, por pa mbyllur programin e dergimi).
11) Kerkesa e derguar se bashku me te gjitha te dhenat e tjera te shenuara aty, do te jete i disponueshem pas 12 oresh ne sitin e Ministrise se Brendshme italiane, www.interno.it dhe do t’u vije gjithashtu dhe ne e-mailin tuaj brenda 24 oresh.
Pas te gjitha ketyre procedurave, personit qe ka aplikuar per pune, i ngel vetem per te pritur miratimin e kerkeses dhe ju do te shkoni per te punuar ne Itali, per nje sezon.