Shfrytezojne bullgaren, pranga 2 vellezerve
ROME - Dy vellezer shqiptare kane rene ne pranga per shfrytezim prostitucioni te nje vajze bullgare. Sipas policise, shqiptaret e kishin marre peng dhe perdhunuar, duke e nxjerre ne rruge. Denoncimi eshte bere nga vete viktima, dy dite me pare, nderkohe qe mengjesin e djeshem jane vene prangat mbi dy shqiptaret 25 dhe 27 vjec. Bullgarja, 20 vjece, kishte rene viktime e dy vellezerve, te cilet ishin shtire si kliente, por qe me pas e perdhunuan dhe e shfrytezuan per prostitucion. Ngjarja kishte ndodhur qe ne ditet e para te muajit tetor dhe per dy muaj ajo kishte punuar per llogari te te dyshuarve ne afersi te stacionit te Terminit. Nderkohe qe mesohet se vajza kishte shpetuar, duke perfituar nga nje moment kur asnje nga vellezerit nuk ndodhej ne banese dhe ka kerkuar ndihmen e policise.
A.C