E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket: Aurora vdiq nga gripi, pesoi edhe atak

Virusi i gripit shenon viktimen e pare ne Shqiperi. Mjeket dhe ekspertiza e kryer nga specialistet ne Fier konkludojne se 25-vjecarja Aurora Gremi, ka vuajtur nga semundja e gripit per tri dite dhe si pasoje e mungeses se kurimit dhe nje ataku qe ka pesuar kur ka mberritur ne spital, humbi jeten ne pak minuta. Te afermit i kane dhene lamtumiren nepermjet nje ceremonie te zhvilluar paraditen e djeshme ne Vajkan, te komunes Mbrostar-Ura. Gremi ka qene nje vit me pare tre muaj e martuar dhe me pas eshte divorcuar, nderkohe qe semundja qe e ka prekur ditet e fundit i ka ulur imunitetin e trupit, duke e cuar deri ne humbjen e jetes.
Shtepia e Xhevat Gremit, babait te gjashte femijeve, dje ka qene e mbipopulluar, si pasoje e vizitave ngushelluese per humbjen e vajzes. I pyetur nga gazeta “KJ”, Xhevati dhe xhaxhai i viktimes, Besniku, pohuan se, “Aurora kishte tri dite qe ishte e semure nga gripi, por nuk shkoi te mjeku per t’u vizituar dhe preferoi te mjekohej me ilace popullore”. Por, ndersa kishin kaluar tri dite, gjendja shendetesore e 25-vjecares eshte perkeqesuar. “Te premten ne mengjes, shkova ne Fier, ku shes edhe qumeshtin, kurse Auroren e lashe te semure. Ajo i kishte thene te emes se se bashku me te motren do te shkonte ne spital per t’u vizituar. Me vone mora vesh se me thane te afermit qe Aurora kishte nderruar jete ne spital. U shokova”, rrefen i ati i 25-vjecares. Xhaxhai i Aurores, Besniku, tregon se ka kontaktuar me mjekun dhe ekspertin per kete rast. “Pyeta mjeket pasi mora vesh se kishte vdekur. Ata me thane se nuk dihet shkaku. Duhet te presim mjekun qe do te kryeje autopsine qe te flasim me kompetence”, thote ai. Gjate dergimit ne spital, vajza kishte pesuar nje keputje, por nuk i kane vene rendesi, pasi e kishin ngritur. Mjeket thane dje se nga infarkti i pesuar 25-vjecarja kishte pasur carje te dy arterieve te zemres, gje qe ka ardhur nga renia e imunitetit te trupit.
Xh. Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›