Organizata shqiptare e droges financon ekipin e futbollit
TORINO - Policia italiane shkaterron nje organizate me 61 persona, te perbere nga shqiptare dhe rumune, e cila merrej me trafikun e lendeve narkotike dhe qe ne Shqiperi kishte financuar gjate viteve 2006-2007 dhe nje skuader futbolli te superliges shqiptare. Aksioni eshte zhvilluar ne qytetin e Torinos, nga Guardia di Financa dhe nga policia lokale. “Nje organizate kriminale e perbere nga shqiptare dhe rumune, kryesisht e specializuar ne trafikun e lendeve narkotike, prostitucion dhe ne pastrimin e parave, eshte zbuluar nga policia e Torinos”, thane dje burimet zyrtare te policise italiane. Gjate operacioneve per prangosjen e personave, identiteti i te cileve nuk eshte bere i ditur, u sekuestruan dhe 40 kg lende narkotike te llojeve heroine dhe kokaine. Te ardhurat e fituara ne menyre te jashteligjshme silleshin ne Shqiperi nepermjet agjencive te specializuara ne transaksionet nderkombetare. Parate riclikloheshin nepermjet blerjes se pasurive te patundshme dhe ne investime ne biznes. Sipas policise italiane, nje pjese e ketyre te ardhurave dyshohet te jene perdorur dhe per te financuar nje ekip futbolli shqiptar ne superlige, gjate sezonit 2006-2007. Organizata e kishte qendren e saj ne Torino dhe me satelitet e saj ne qytete te tjera italiane, ku shitej dhe lenda narkotike. Droga me nje vlere rreth 5 milione euro futej ne Itali, nepermjet kamioneve dhe makinave dhe me pas shperndahej ne veri dhe qender te Italise. Sipas policise italiane, heroina vinte nepermjet rruges se quajtur ballkanike, ndersa kokaina mberrinte nga Belgjika dhe Holanda.
Marre nga La Republica