Asnjë e re nga hetimet për tritolin
26/01/2005
VLORË - Vazhdon hetimi i mëtejshëm i grupit të përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë dhe Policisë për hedhjen në erë të banesës së ish-shefit të transporteve pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë. Sipas drejtorit të policisë, kryekomisar Josif Shtëmbari, hetimet e deritanishme kanë ngushtuar rrethin e personave të dyshuar si autorë të vënies së sasisë së konsiderueshme të lëndës eksplozive në banesën e ish-punonjësit të policisë, Harilla Dine. Kryekomisar Shtëmbari ka pohuar dje për gazetën “Metropol” se shumë shpejt do të ketë të arrestuar për këtë ngjarje. Sipas burimeve policore, që po merren me hetimet, dyshohet se në grupin e personave, që mund të kenë kryer këtë krim të jenë të përfshirë dhe kolegë të ish-oficerit, por edhe ish-subjekte private, që kanë punuar me Drejtorinë e Policisë në tendera për pjesë të makinave të policisë së Vlorës. Asgjë më shumë nuk kanë saktësuar burimet e prokurorisë e policisë, duke e lënë këtë çështje pezull deri në përfundimin e hetimeve të plota. Mësohet se kolegë të oficerit Harilla Dine janë të dyshuar në këtë çështje, pasi mund të jenë hakmarrë për moslejimin e tyre në afera korruptive, kur këta të fundit kanë qenë të lidhur me subjekte private. Ende asnjë fond nuk është lëvruar për banesën e shkatërruar nga dinamiti të ish–policit Harilla dine dhe komshive të tij të dëmtuar.