Kukës, frikë se mos përsëritet dimri i 1985
26/01/2005
Prag tragjedi nga një ortek në mbrëmje. Bllokohet krejtësisht Qafa e Malit
Pika kulmore e rrezikut nga dëbora, ka arritur gjatë orëve të mbrëmjes, kur dy orteqe të rëna në Shëmri dhe në Qafë Mali, bllokuan krejtësisht rrugën. Pikërisht në këtë pikë, e cila është në një lartësi prej 1500 metrash mbi nivelin e detit, dëbora ka rrëshqitur me furi nga mali, duke e bllokuar krejtësisht rrugën. Si pasojë e dy orteqeve në këtë aks rrugor u bllokuan mbrëmë rreth 50 automjete.
Në vendin e bllokimit të rrugës, ka mbërritur edhe prefekti i Kukësit Shaqir Shehu, i cili ka ndjekur nga afër punën për normalizimin e situatës. Dy borëpastruese janë nisur nga qyteti i Kukësit, rreth orës 19.30, ndërkohë që atyre u duhet rreth 6 orë për të shkuar deri në vendin e ortekut. Tashmë, e gjithë kjo rrugë është bllokuar, duke krijuar një varg të gjatë të automjeteve, që janë nisur nga Tirana në drejtim të Kukësit. Ndërkohë që shoferët kuksianë nuk kanë bërë asnjë rrugë për ditën e djeshme.