Zonat e izoluara, mungojnë ilaçet dhe ushqimet
26/01/2005
SHKODËR - Situata në Qarkun e Shkodrës, pas rënies së dëborës dy ditë më parë, vazhdon të jetë jo pak alarmante. Mijëra banorë të zonave të thella të Malësisë së Madhe e të Pukës janë akoma të izoluar, ndërkohë që kanë filluar që të ndjehen dhe mungesat e para. Sipas burimeve nga Qarku i Shkodrës së gazetës “Metropol” mësohet se banorëve të fshatrave të thellë, ku dëbora po shkon deri në një metër, kanë filluar që t’iu mungojnë ushqimet dhe ilaçet. Po sipas të njëjtave burime zyrtare, bëhet e ditur se është duke u punuar për hapjen e të gjitha akseve nacionale dhe situata është nën kontroll. Shtabet e emergjencës kanë vënë në gatishmëri të gjitha mjetet dhe strukturat e kësaj prefekture, me qëllim që situata e rënduar të jetë nën kontroll. Ndërsa Qarku i Shkodrës dje ka ridhënë lajmin se janë me mijëra banorë të izoluar dhe se duhet ndërhyrja e Ministrisë së Mbrojtjes për të furnizuar me ushqimet dhe ilaçet e nevojshme banorët e bllokuar gjatë këtyre orëve nga dëbora. Sipas burimeve zyrtare në gatishmëri të lartë janë dhe të gjitha strukturat e policisë së Drejtorisë së Shkodrës. Rrugët e rënduara nga dëbora, e cila në disa vende ka filluar dhe që të krijojë ngricë, fatmirësisht akoma nuk kanë krijuar asnjë viktimë në njerëz. Dëbora e parë e këtij vitit duket se i ka zënë në befasi banorët e zonave të thella të Qarkut të Shkodrës, pasi javët e para të këtij dimri ishin me kohë mjaft të mirë. A.Mehmeti
Shkodër
Në rrethin e Shkodrës janë të bllokuar akset nacionalë që lidhin Dukagjinin e Shllakun me Shkodrën dhe konkretisht janë të izoluara pothuajse krejtësisht komunat Shalë, Shosh, Temal, Kir, Thethë, Cukal. Gjithashtu dhe rrugët rurale të këtyre zonave janë të pakalueshme. Sipas burimeve nga Qarku i Shkodrës në këtë zonë ka mungesë ilaçesh dhe ushqimesh.
Malësi e Madhe
Në rrethin e Malësisë së Madhe janë të bllokuar Vermoshi me komunat Selcë, Tamarë, Qaf Bordoleci. Gjithashtu janë të bllokuar fshatrat e Bogës, së Shkrelit dhe fshati Dedaj. Dhe në këto zona të thella malore rrugët rurale janë të bllokuara. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ka filluar që të ndjehet mungesa e ilaçeve dhe ushqimeve.
Pukë
Në rrethin e Pukës kalohet me vështirësi vetëm me zinzhirë aksi Shkodër–Pukë-Qafë e Malit dhe rruga Pukë – Fushë-Arrëz është tepër e vështirë mund të kalohet vetëm me zinzhirë. Janë të bllokuara rrugët që lidhin Fushë-Arrëzin me Iballën, Fierzën, Qafë Malin. Rruga Shkodër-Koman kalohet vetëm me zinzhirë. Në qytetin e Pukës dëbora ka arritur deri në 70cm, ndërsa në Qafë Mali dëbora ka arritur deri në 1m.