E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë e 70 familjeve...

26/01/2005  

-----

Patos

Protestë e

70 familjeve

për ndërtimet

PATOS – Rreth 70 banorë të fshatit Grizë protestojnë në Bashkinë e Patosit, për rrugën e zënë nga ndërtimet e paligjshme të dy familjeve, Cjapi e Shpërdheja, banorë të kësaj lagje periferike. Sipas tyre, ata nuk kanë ku të kalojnë me makina për në qytetin e Patosit dhe në qytetet të tjera, për shkak të mureve rrethues të ndërtimeve, për të cilat ata thonë se janë të paligjshme.

”Ne jemi ankuar shpesh në Bashki dhe në Prefekturë, por nuk gjejmë zgjidhje, pohon njëri prej banorëve. ǒjanë mure rrethues na kanë penguar dhe ne nuk qarkullojmë dot. Në një rast gëzimi apo hidhërimi, madje as zjarrfikësit nuk mund të vijnë pranë banesave tona, në një rast emergjence”, shprehet i njëjti babnor.

Për problemin e tyre, banorët bëjnë të ditur se janë ankuar te kryetari i Bashkisë së Patosit, Andon Bita, te prefektja Rajmonda Stefa, madje edhe tek Avokati i Popullit, por nuk kanë gjetur zgjidhje, tregojnë banorët.

Ndërkohë kreu i Policisë Ndërtimore në Fier, Sabedin Alliaj, bënë të ditur se “presim që ankesa të bëhet zyrtarisht dhe me skicë, ndërkohë që zgjidhjen ta gjejmë në bashkëpunim me urbanistikën e Bashkisë së Patosit, ndërsa prishjen e objekteve do ta bëjmë në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe atë të rendit në Patos”, shprehet Alliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›