Përmbyten 70 shtëpi nga kanali
26/01/2005
BERAT - Bllokohet kanali kolektor dhe përmbyten 150 ha tokë dhe 70 shtëpi, ndërsa rrezikohen edhe 1500 ha të tjerë tokë, në dy komunat e Kutallis dhe të Strumit në rrethet Berat e Fier. Gjatë ditës së djeshme ka patur rrëshqitje të tokës edhe në tre fshatrat e komunës Velabisht dhe në dy fshatrat e komunës Otllak, në rrethin e Beratit.
Reshjet e 24 orëve pa ndërprerje kanë bërë që në zonat fushore të Qarkut të Beratit të përmbyten mbi 250 ha tokë gjithsej. Por çka është më e keqja, bllokimi i kolektorit në këtë zonë rrezikon përmbytjen edhe të 1500 ha tokë dhe të mbi 300 shtëpive në zonën fushore të fshatrave të dy komunave, Kutalli e Strumë.