E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje lojtar i kombetares nuk eshte larguar gjate merkatos se janarit

Kampionati, kuqezinjte

Asnje prej lojtareve te ekipit kombetar qe ishin pjese e kampionatit nuk jane larguar ne ekipe te tjera. Elvin Beqiri nuk eshte larguar nga ekipi i tij, pavaresisht ofertave qe kishte jashte. Presidenti i Vlaznise, Fushaj e bindi ne fund qe te qendronte, per te qene pjese e ekipit, te pakten deri ne fund te gares. Edhe Andi Lila dhe Ansi Agolli nuk kane levizur nga Tirana. Mesfushori Agolli nuk eshte ne fakt lojtar i Tiranes, po i huazuar ne kampionatin shqiptar nga Findlanda. Agolli i ishte rikthyer kampionatit tona, ne forme huazimi dhe Dinamo nuk mundi ta mbante pas perfundimit te fazes se pare. Tirana ka mundur te mbaje deri ne fund te ketij sezoni Agollin, nje lojtar titullar i perfaqesueses shqiptare. Nderkaq, levizja e Elis Bakajt ka ndodhur brenda per brenda kampionatit. Bakaj nuk eshte larguar ne ndonje kampionat te huaj, pas pa perfunduar merkatoja presidenti i Dinamos Besnik Sulaj afroi nje shume te majme per te pasur ne sherbim nje prej lojtareve me te mire te pjeses se pare te sezonit. Nese gjate sezoneve te shkuara kampionatit tone i jane larguar lojtare te kombetares neper ekipe te tjera, kete vit eshte afruar njeri prej kontigjenteve kuqezi, Xhevahir Sukaj. Sulmues eshte bashkuar me Vllanise, pas divorcit me turqit e Hacetepes.

Edhe Endri Vrapi qe luan me Elbasnain nuk ka vendosur perfundimisht qe te largohet ne ndonje ekip tjeter jashte vendit. Mbrojtesi elbasanas, qe sezonin e shkuar ishte pjese e Tiranes, kishte nje oferte ne Qipro dhe nje oferte nga Dinamo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›