E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Jam gati per ndeshjen e radhes

Pas demtimi te papritur qe pesoi ne gjurin e majte, kapiteni i Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana eshte rikuperuar plotesisht dhe pritet te dale ne fushe, per te qene gati ne ndeshjen e radhes, ne kampionatin francez. Rikthimi i mesfushorit Lorik Cana ne fushe eshte nje lajm i mire edhe per kombetaren kuqezi, per shkak te rolit qe eshte duke luajtur futbollisti kosovar. Lorik Cana, 25 vjec, gjate sezonit aktual eshte aktivizuar plot 16 ndeshje me ekipin e tij ne France. "Gjerat po ecin mire. Aktualisht jam ne fazen e rikthimit. Do te bashkohem me grupin kete jave per te qene gati ne ndeshjen e radhes,' - eshte shprehur futbollisti shqiptar i Olimpik Marsejes, pas demtimit te fundit. Olimpik i Marsejes fitoi ndeshjen e se shtunes, 2-0 dhe eshte ne ndjekje te Lionit, qe kryeson kampionatin francez. Ne ndeshjen e radhes, Marseja do te luaje ndaj ekipit te Soshose. Probleme per trajneri Ari Han mbetet kapiteni Altin Lala, i cili pas nje operacioni ne shpine, prej dy muajsh eshte jashte formacionit te ekipit te tij. Gjithashtu edhe demtimi i portierit te kombetares sone, Arjan Beqaj eshte shqetesues, pasi portieri mund te mungoje ndaj Maltes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›