Asnjë marrëveshje, dialogu vazhdon të enjten

Takimi i sotëm maratonik nuk ka prodhuar asnjë marrëveshje, sipas burimeve të KosovaTimes.
Por, zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se është arritur “një përparim i mirë” në temën për menaxhimin e integruar të kufijve.
Përpjekje për marrëveshje
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i nisur të mërkurën në mëngjes, ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërkohë që burime të Bashkimit Evropian konfirmojnë se gjatë ditës janë orvatur që palët të arrijnë marrëveshje rreth disa pikave.
Sipas burimeve nga BE-ja, tema kryesore të debatit në dialog kanë qenë integrimi i menaxhuar i kufirit dhe përpjekja e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje rreth pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale që është në kuadër të temës “Bashkëpunimi rajonal”. /rel/