Asnjë ofertë nga Italia për Amaurin

Agjenti i Amaurit, ka mohuar spekulimet e mediave se sulmuesi i Juventusit ka pasur ofertë nga ekipet italiane.
Amauri është përfolur nga mediat se mund të transferohet tek Milani, por agjenti i tij ka thënë se të vetmet oferta zyrtare që kanë arritur janë nga jashtë Italisë.
“Tregu ende është i gjatë dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje e cila do ta kënaqë atë. Konfirmoj se ne kemi pranuar disa oferta nga jashtë, por ende asnjë propozim konkret nga klubet italiane”, ka thënë Giampiero Pocetta.