Xavi sërish flet për Cesc

Xavi nuk mund ta heqë nga goja emrin e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
Mesfushori i Barcelonës kërkoi falje së fundi që ka diskutuar publikisht transferimin e Cesc, por sërish ka folur për të gjatë një prononcimi për ESPN.
“Cesc është një futbollist i cili do të vijë për të shtuar kualitetet në këtë ekip. Fuqia jonë është në mesfushë dhe ne kemi nevojë për më shumë lojtarë në këtë zonë”.
“Fabregas është lojtar i cili, nëse vjen, do të na ndihmojë të luajmë në mënyra të ndryshme. Ai mund ta bëjë pasimin final dhe ai edhe mund të shënojë. Ai është rritur këtu me Barcelonën. Ai do të adaptohet në mënyrë të përkryer në stilin tonë të lojës”, ka thënë Xavi.