E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje pacient nga rrethet ne QSUT

Sonila Isaku
Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza", nuk do te prese me pacientet e rretheve. Ky ka qene urdhri me i fundit i ministrit te Shendetesise, i cili u ka kerkuar drejtuesve te QSUT-se qe pacientet, te cilet do te trajtohen nga rrethet, do te jene vetem rastet urgjente. Sipas reformes te ndermarre nga Ministria e Shendetesise parashikohet qe asnje nga pacientet nga rrethet, vec rasteve te vecanta, te perplaset drejt e ne QSUT. "Nje nga pikat kyce te reformes per fuqizimin e spitaleve te rretheve dhe ato rajonale eshte edhe ndalimi i fluksit te pacienteve nga rrethet. Eshte e papranueshme qe pacientet nga spitalet e rretheve te vijne dhe te marrin te njejtin sherbim si ne rrethe ashtu edhe ne Tirane", deklaroi dje ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas tij, duhet qe QSUT te mos prese me paciente, te cilet te njejten vizite mund ta marrin edhe ne spitalet e qyteteve te tyre, apo edhe ato rajonale, qe jane me te specializuar.
Urgjencat dhe vizitat me rekomandim do te jene ato qe duhet te zhvillohen nga mjeket e QSUT-se, per pacientet e rretheve. Nderkohe qe, te gjitha vizitat dhe ekzaminimet e tjera te kryhen nga vete spitalet rajonale. Ministri i Shendetesise ka kerkuar qe te rishikohet edhe pozicioni i spitaleve, te cilat ndodhen shume prane njeri-tjetrit, ndersa per ata qe nuk kryejne funksionin si spital te kthehen ne poliklinika. "Ne momente kur spitalet ndodhen shume prane njeri-tjetrit do te shikohet puna dhe eficenca e tyre", vazhdoi kreu i Shendetesise. Sipas projektit te Ministrise se Shendetesise, nuk do te kete mbyllje te plote te tyre, por kthim ne spitale ditore apo ne poliklinika. Kjo per vete faktin se monitorimet e kryera tregojne se asnje nga institucionet shendetesore nuk ploteson standardet e percaktuara.
Urdhri per moskryerjen e vizitave per pacientet e rretheve eshte kerkuar edhe nga ministra te tjere te Shendetesise. Ky urdher ka dale per vete faktin se QSUT eshte e vetmja qender kerkimore dhe universitare dhe fluksi i madh i pacienteve nuk u le hapesira mjekeve dhe shefave te pavijoneve per te kryer funksionin e plote te saj. Duke pasur edhe kete fluks te madh te pacienteve dhe mungesave te herepashershme te barnave, edhe Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" nuk ka mundur te plotesoje standardet e percaktuara nga Qendra e Akreditimit. Po keshtu, edhe te 12 spitalet rajonale jane ne te njejtat nivele per sa u perket standardeve, megjithese nuk eshte bere monitorimi, por vetevleresimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›