E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi i Stacionit te Trenit, merr emer hungarez

Nen tingujt e kenges "Evropa", kenduar nga nje kengetar hungarez, u organizua ceremonia e emertimit te sheshit perballe Stacionit te Trenit me emrin e albanologut te shquar hungarez, Baronit Franz Nopcsa. Pllakati ne nderim te ketij personaliteti u zbulua nga nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Albana Dhimitri dhe kryetari i Bashkise se Budapestit, Gabor Demszky. Vendimi per emertimin e ketij sheshi u mor ne menyre unanime te premten nga Keshilli Bashkiak i Tiranes, me propozim te kryebashkiakut Edi Rama. Perpara zbulimit te pllakatit perkujtimor, Dhimitri u shpreh se studimet qe albanologu i shquar ka bere ne fillim te shekullit te kaluar, kane nje vlere te patjetersueshme ne historine e vendit tone. Gjithashtu, sipas zv.kryetares se Bashkise, ato kane luajtur nje rol te madh per te ruajtur te drejtat e shqiptareve ne kohen e ekspansionit te Serbise dhe Malit te Zi, apo edhe ne kohen e Luftes se Pare Boterore. Ndersa kryebashkiaku i Budapestit, Gabor Demszky, tha se Franz Nopcsa ishte nje shkencetar i famshem evropian, i cili zhvilloi degen e albanologjise, duke kontribuar mjaft ne forcimin e ndergjegjes kombetare. Ai premtoi se ne pergjigje te ketij akti, ne Budapest, do te ngrihet monumenti e Skenderbeut, i cili se bashku me Janosh Huniadin, mbrojti kufijte e Evropes nga pushtimi osman. "Do te zhvillojme nje tender, ku mund te marrin pjese artiste shqiptare dhe hungareze, nderkohe qe qyteti i Budapestit do te mbuloje te tera shpenzimet dhe shume shpejt do te percaktoje edhe vendin ku do te ngrihet ky monument", ka perfunduar Demskzy. Baroni Franz Nopcsa lindi ne nje familje aristokrate hungareze, me 3 maj 1877, ne Transilvani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›