E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket, tashme nen mbikeqyrjen e kamerave

Tashme bluzat e bardha do te jene nen monitorimin e kamerave gjate orarit te punes se tyre ne spitale. Projekti me i fundit i Ministrise se Shendetesise ka si qellim uljen e abuzimeve dhe mitmarrjen mes bluzave te bardha. Spitali i pare qe eshte perfshire ne projektin e ri eshte ai i Beratit, nderkohe pritet qe te shtrihet ne te 12 spitalet rajonale ne te gjithe vendin. Por, duke qene i projekt i kushtueshem, Ministria e Shendetesise e ka lene ne dore te vete administratave spitalore. Kamerat monitoruese ne qendrat spitalore do te kontrollonin hyrje-daljet e panevojshme te njerezve, por edhe do te vendosnin rregullin, qe aktualisht mungon. "Spitali i Beratit ka qene i pari qe ka zbatuar kete projekt dhe cdokush nga drejtuesit e spitaleve eshte i lire ta beje ate. Ky lloj "monitorimi" nuk hyn ne privatesine e pacientit, por ul ndjeshem korrupsionin", eshte shprehur dje, Mhill Gecaj, drejtor i Autoritetit Shendetesor Rajonal. Sipas tij, vendimtar sigurisht mbetet ndryshimi i mentalitetit te personelit mjekesor dhe qytetareve per zbatimin e sistemit te pagesave.
Nga 60 spitale, vetem ai i Beratit e ka zbatuar kete projekt. Por, sipas Ministrise se Shendetesise, e cila harxhon 70 per qind te buxhetit te saj vetem per spitalet, vendosja e kamerave eshte nje iniciative e administrates se cdo spitali. Tashme do te jete ne ndergjegjen e vetem drejtuesve nese deshirojne te mbajne nen kontroll vartesit e tyre per te eliminuar abuzimet. Megjithate, sipas Ministrise se Shendetesise mendohet se vendosja e kamerave do te ndikoje ne uljen e ndjeshme te abuzimeve nga ana e mjekeve ne spitale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›