E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zonja Shnajder" fton shqiptaret ne lotari

Me nje bilete te filmit te Milkanit mund te fitosh nje udhetim ne Prage, per te ndjekur premieren ceke te filmit qe do te jete me 28 maj. Bileta per te kundruar filmin me te fundit shqiptar, "Trishtimi i zonjes Shnajder" i regjisorit Piro Milkani, ka nje vlere te vecante. Regjisori dhe producenti Piro Milkani ka menduar qe per publikun e filmit te tij te beje nje dhurate. Te gjithe ata qe ruajne bileten e filmit jane automatikisht pjesemarres te lotarise. Shorti do te hidhet me 15 maj dhe nga te gjitha biletat do te zgjidhen dy fituese. Ata qe do te kene fatin te jene fitues do te marrin dhurate nga regjisori, nje udhetim falas ne Prage dhe ne kinemane ceke do te ndjekin premieren e filmit me 28 maj. Pastaj do te vizitojne keshtjellen ku jane bere xhirimet, si dhe do te takojne kontin e vertete qe ne film luhet nga aktori i njohur Michele Placido. Por nuk mbaron ketu. Dy zoteruesit e biletave te perzgjedhura do te kene mundesi te shikojne nga afer edhe nje shesh-xhirimi nga nje film qe eshte ne proces, njofton zyra e shtypit te kinema "Millenium".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›