Stan Dragoti, 200 mije euro per hebrenjte
Anisa Ymeri
Hebrenjte ne Shqiperi dhe streha e sigurt qe ata gjeten ne vendin tone, do te shperfaqen edhe ne dublat e nje filmi shqiptar. Prej muajsh, qe ne viziten e pare te regjisorit me rrenje shqiptare, Stan Dragoti, karriera e te cilit vijon te jete e suksesshme ne Hollivud, flitet per realizimin e nje filmi per hebrenjte ne Shqiperi. Sipas optikes se tij dhe asaj cka historia na rrefen, ky projekt filmik, qe do te mbajne firmen e Dragotit, duket se eshte ne udhe te mbare. Takimi i do muajve me pare me Kryeministrin Sali Berisha, gjate vizites se tij ne dheun e te pareve, ka qene i frytshem. Xhevdet Ferri, pak dite me pare, beri me dije se qeveria shqiptare ka thene "OK". Kete here jo vetem me fjale, por duke akorduar 200 mije euro per te mbeshtetur kete projekt te Dragotit, i cili tanime duket se eshte i kristalizuar. E kjo s'do te thote aspak se ne pak kohe do te mund te nisin xhirimet, pasi per te shkuar deri ne kete pike duhet kohe, shume kohe. Ne qender te tij do te jene hebrenjte qe shkelen ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ajo cka ndodhi me ta ne kete toke. Toke e cila per hebrenjte duket se qe e bekuar.
Eshte folur jo pak per kete ceshtje! Eshte thene e sterthene se Shqiperia eshte rasti unik ne bote per trajtimin qe u ka bere hebrenjve. Por kureshtja eshte prezent nder shqiptare, por edhe pertej, per te pare perceptimin e regjisorit Dragoti.
E sidomos per te pare me tej reagimin qe do te kete publiku por edhe kritika boterore, lidhur me ate cka do te rrefeje Dragoti per Shqiperine dhe hebrenjte. Eshte shpejt per te folur se kur do te mund te nisin xhirimet, pasi, per te mberritur deri ne ate dite, do te duhet pak kohe. Drejtori i Qendres Kombetare te Kinematografise, Xhevdet Ferri, shprehet: "Kushdo qe kupton pak nga kinematografia, e di mire se kur flitet per nje projekt, e per te mberritur deri ne realizimin e filmit duhet goxha kohe. Ajo qe dime per momentin eshte se ky fond eshte akorduar nga qeveria shqiptare".
Nuk dihet nese nje tjeter projekt tejet ambicioz, per misherimin e figures se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeun (jo per luften, por per njeriun Skenderbe) eshte lene menjane per momentin, apo per fare. Megjithate, Dragoti duket se do te jete me shpesh ne Shqiperi tani e tutje, pasi planet e tij nuk i takojne vetem prodhimeve te medha, atyre te filmave artistike. Por edhe percjelljen e nje tjeter imazhi te Shqiperise, nepermjet spoteve publicitare. Pasi Stan Dragotit i takon edhe merita e madhe per reklamat teper te suksesshme, kryesisht ne Amerike.
Viti i premierave te filmave shqiptare
Vite shkuar s'mund te flitej assesi per prodhim filmash shqiptare! Shume pak pare nga buxheti i shtetit shkonin per Qendren Kombetare te Kinematografise, pas zhberjes se asaj qe mori emrin industria e filmit shqiptar, Kinostudioja "Shqiperia e Re". Por vitet shkojne, e filma shqiptar nisen te prodhohen edhe ne Shqiperine e pas viteve '90-te te mijevjecarit te shkuar. Ndonese me shume telashe, teper probleme financiare dhe gati asnjehere pa coo-produksione. Duke shenuar keshtu edhe nje hap tejet te rendesishem edhe per kinemane shqiptare, ate te kontaktit me boten qe deri atehere e kishte "molle te ndaluar". Keshtu, filmat shqiptare nisen nje nga nje te shfaqen edhe ne festivale prestigjioze nderkombetare te filmit, shume shpesh madje, duke rrembyer edhe cmime te rendesishme. Vite shkuar, zor se prodhohej nje film shqiptar ne vit, ndersa sot, situata ka ndryshuar. Mjaft te permendim faktin se, vetem ne 3 muaj, ne kinema "Millenium" ne Tirane do te kete 5 premiera filmash shqiptare. Perpos atij qe po shfaqet keto dite per shqiptaret, "Trishtimi i zonjes Shnajder", i regjisorit Piro Milkani, shpejt do te jene ne "Millenium" edhe filmat e regjisoreve Artan Minarolli, Fatmir Koci etj.