E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër ministri vendosen në ish-Rilindje

Ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami, ka përzgjedhur ministrinë që e udhëheq vetë, Ministrinë e Drejtësisë, atë të Pushtetit Lokal si dhe Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor të vendosen në objektin e rinovuar të ish-Pallatit të Medieve.

Ai ka bërë të ditur të shtunën se bartja e stafit prej 800 punonjësish do të fillojë nga e hëna, meqë tani më veç janë finalizuar të gjitha përgatitjet dhe janë bërë të gjitha testet përfundimtare sa i përket përgatitjeve logjistike.

“Objekti është finalizuar, gjatë kësaj jave janë bërë edhe testet përfundimtare të përgatitjeve logjistike dhe çdo gjë është gati. Që nga e hëna do të fillojë edhe bartja e stafit, do të vendosen rreth 800 zyrtarë dhe ne në bazë të planit të akomodimit propozojmë që atje të vendosen katër ministri, të cilat edhe kanë nevojë emergjente, aty do të vendoset edhe qendra e të dhënave”.

Ministri Bajrami tha thënë se objektet e liruara do të shfrytëzohen nga ministritë tjera që kanë nevojë emergjente për akomodim, kurse ka shtuar se gjatë këtyre ditëve do të përurohen edhe dy objekte - objekti i Ministrisë së Arsimit dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›