E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë problem në zgjedhjet e pjesshme - PD kryeson në të pesë njësitë vendore

Në Shqipëri u zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme në pesë 5 njësi vendore, ku do të zgjidhen drejtuesit e rinj që zënë vendet e mbetura bosh pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Zgjedhjet u zhvilluan në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, Bashkinë Fushë-Arrëz dhe komunën Fierzë. Edhe pse pesha specifike e këtyre zgjedhjeve të pjesshme nuk është e madhe, ky proces ka sjellë disa zhvillime interesante.
Për shkak të bojkotit të opozitës, për herë të parë në 20 vite pluralizëm, Partia Socialiste dhe forcat e tjerat të opozitës nuk morën pjesë në këto zgjedhje në vazhdën e bojkotit të jetës parlamentare, ndërsa PBDNJ ka zgjedhur të jetë e pranishme në procesin zgjedhor vetëm me vëzhgues në qendrat e votimit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli sqaroi se procesi i zgjedhjeve u zhvilluar pa probleme. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar pranë të gjitha njësive vendore specialistet dhe instruktoret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që asistojnë zgjedhjet nga fillimi i tyre dhe në përfundim. Patë komunikim të vazhdueshëm me ta, por dhe me drejtuesit e KZAZ-ve mësojmë se gjithçka ka përfunduar normalisht”, bëri të ditur Leonard Olli, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas të dhënave rezulton se pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Klos ku kanë votuar rreth 50 për qind e zgjedhësve, ndërsa në Fierzë e Fushë Arrëz kanë hedhur votën 40 për qind e votuesve. Në komunën Otllak të Beratit, pjesëmarrja nuk ka kaluar më shumë se 30 për qind. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar prej disa javësh, strukturën e shpenzimeve buxhetore për këtë proces zgjedhor që do të mbahet në pesë njësi vendore në disa qarqe të vendit. Numërimi i fletëvotimeve të nxjerra nga kutitë ka nisur në orët e vona të mbrëmjes dhe në të pesë njësitë vendore është vënë re një epërsi e thellë e kandidatëve që garonin në siglën e Partisë Demokratike.
PD: Pjesëmarrja në votime i dha përgjigjen e merituar Edvin Bojkotit/Pas përfundimit të procesit zgjedhor në pesë 5 njësi vendore, Partia Demokratike ka përshëndetur qytetarët e të gjitha njësive administrative që votuan dje, të cilët shkuan pranë qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjen e krerëve të tyre lokalë. Në këtë deklaratë thuhet se, “Në pesë bashki e komuna kanë marrë pjesë 13419 votues, përkundrejt shifrës prej 16999 votues ose 78% e numrit te votuesve që morën pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2007. Në njësitë administrative të sipërpërmendura kanë marrë pjesë përkatësisht: Ne njësinë bashkiake nr. 10, 4315 votues; kundrejt 5184 votues qe kanë votuar gjithsej ne zgjedhjet lokale të 2007. Në Komunën Otllak, 3166 votues; kundrejt 4695 votues qe kanë votuar gjithsej ne zgjedhjet lokale të 2007. Ne Bashkinë Klos, 3580votues; kundrejt 4370 votues qe kanë votuar gjithsej ne zgjedhjet lokale të 2007. Ne Komunën Fushë Arrëz, 1380 votues; kundrejt 1800 votues qe kanë votuar gjithsej ne zgjedhjet lokale të 2007. Ne komune Fierzë, 973 votues; kundrejt 950 votues qe kanë votuar gjithsej ne zgjedhjet lokale të 2007”. Me këtë pjesëmarrje të lartë qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen më të mirë Edit, bojkotit dhe thirrjeve të tij, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›