E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë propozim për kontestin e emrit të Maqedonisë

Pas përfundimit të takimeve, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic ka theksuar se çështjet rreth kontestit të emrit të Maqedonisë po konkretizohen dhe se nuk qëndrojnë në ajër.

Optimizëm dhe konkretizimi i ideve për zgjidhjen e kontestit të emrit, ka qenë përfundimi i takimit dyditor midis palëve negociatore greke dhe maqedonase për emrin, në Nju Jork me ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic. Pas përfundimit të takimeve, ndërmjetësi Nimic ka theksuar se çështjet rreth kontestit po konkretizohen dhe se nuk qëndrojnë në ajër.

“Aspak nuk jam i shqetësuar. Kemi biseduar për çështje të rënda, dhe kemi shtruar punët në tavolinë, disa prej të cilave janë shumë të rënda për dyja palët dhe andaj po shohim gjitha këto nga pikëvështrime të ndryshme. Mendoj se të dyja palët po tregojnë ndjenjë në këtë proces. Asgjë deri tani nuk kam në dorë dhe do të them kur do të arrihet diçka”, ka theksuar ndërmjetësi i OKB-së.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›