Asnje shenje terheqjeje megjithe misionin vezhgues te Lidhjes Arabe ne Siri

Regjimi sirian nuk po tregon asnje shenje terheqjeje megjithe misionin vezhgues te Lidhjes Arabe qehyri ne vend. Homs qyteti i trete per nga madhesia ne vend qe gjendet ne kufirin verior me Libanin eshte rrethuar nga ushtria. Se cfare po ndodh ne brendesi te qytetit milionesh nuk merret vesh. Banoret u raportojne stacioneve televizive arabe per perdorim armesh te renda luftime midis rebeleve dhe ushtrise dhe shume te vdekur. Sipas OKB-se nje e treta e mbi 5.000 te vrareve qe nga fillimi i kryengritjes kunder Assadit duhet te jene nga Homsi. Megjithe perpjekjet e regjimit per te maskuar situaten pershkrimet qe japin refugjatet si Umm Wisam e cila arriti te kalonte per ne Jordani krijojne nje lloj pershtypjeje te situates ne Homs Nese ne lagje ka protesta ata i ndeshkojne te gjithe qellojne me tanke dhe pengojne furnizimin me ushqime karburant dhe gaz.
Banoret deklarojne se dhuna tani buron nga te dyja palet. Ajo qe eshte e sigurt eshte se prej disa javesh ne Homs po zhvillohet lufte civile. Edhe konfliktet fetare jane te njohura lufta e suniteve kunder pakices se alaviteve se ciles i takon edhe Assadi vrasje dhe rrembime te ndersjella.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Barra kryesore i bie popullates civile dhe kjo eshte arsyeja pse opozita po i ben thirrje grupit te pare te vezhguesve te Lidhjes Arabe per te ardhur menjehere ne Homs. Pas disa javesh vonese nga ana e Damaskut shtetet arabe rane dakord me Sirine per te mbikeqyrur terheqjen e tankeve dhe ushtareve nga pikat e nxehta te dhunes dhe lirimin e te burgosurve. 50 vezhgues te ndare ne grupe prej dhjete vetesh kane filluar punen e tyre. Louay Safi i Keshillit Kombetar sirian grupimit kryesor te rezistences politike thote
Ata duhet te shkojne fillimisht ne Homs i cili eshte nen sulm te vazhdueshem. Sigurisht autoritetet siriane do te luajne me ta lojrat e tyre por vezhguesit jane eksperte te shkelqyer. Ne shpresojme se ata mund te kontribuojne per mbrojtjen e popullsise ne Homs dhe gjetke por ne fund te fundit kjo varet nga regjimi.
Regjimi ia arriti qellimit qe vezhguesit nuk kane te drejte te hyje ne objekte te quajtura ushtarakisht te ndjeshme - ky eshte ne term elastik. Opozita ka frike se ne te tilla vende mund te cohen te burgosurit qe te mos kene kontakt me vezhguesit. Vendimtare per suksesin e misionit te tyre duhet te jete ceshtja nese opozita heq dore nga refuzimi i saj kategorik per dialog me regjimin. Nje gje te tille kerkon paketa e zgjidhjes e propozuar prej Lidhjes Arabe. Perndryshe misioni eshte i deshtuar. Por nuk duket se do te kete ndonje ndryshim ne qendrime. Te gjitha grupet e opozites kane deklaruar se nuk duan te ulen ne tryezen e bisedimeve me vrasesit.
Autor Ulrich Leidholdt / Pandeli Pani
Redaktor Esat Ahmeti