Raport kritik rreth Fukushimes

Ato qe shkruante komisioni i pavarur ne raportin e tij paraprak rreth katastrofes berthamore ne Fukushima nuk ishin ndonje surprize e madhe. Por deklaratat e komisionit jane ne kundershtim te qarte me hetimin e brendshem te bere nga firma Tepco. Kompania energjetike e kishte shkarkuar veten nga te gjitha pergjegjesite per demet e shkaktuara si pasoje e cunamit dhe termetit te rende me 11 Mars 2011. Kurse ky komision i pavarur por jo me fuqi detyruese ligjore konstaton se kishte prova te mjaftueshme per mundesine e nje cunami te permasave te medha por se Tepco nuk ka marre masa mbrojtjeje per arsye te kostove.
Ne dokumentin prej 500 faqesh renditen nje numer te metash. Lista perfshin edhe komunikimin ne mes te autoriteteve dhe Tepcos. Pas marrjes ne pyetje te 456 personave te perfshire ne kete ceshtje komisioni ve ne dukje se qeveria nuk kishte leshuar qe ne fillim nje thirrje te qarte per evakuim per shkak se nuk kishte perdorur programin kompjuterik per te simuluar kontaminimin radioaktiv. Edhe objektet ndertimore te vena ne dispozicion ishin te paperdorshme sepse ne qendren e urgjencave thjesht ishte harruar qe te instaloheshin filtrat e duhur ne menyre qe te mos depertonte ne ndertese ajer i kontaminuar me grimca radioaktive.
Bildunterschrift Cunami ne Fukushima
Ne pergjithesi autoriteteve rregullatore politikes dhe koncernit energjitik Trepco i mungon veshtrimi i gjerave ne shkalle te gjere. Shume gjera te vogla jane te rregulluara ne menyre rigoroze por marrja e masave per katastrofen ishte lene pas dore sepse ato mendohej se mundesia per katastrifa te tilla mund te jete shume e ulet. Kjo duhet te ndryshohet urgjentisht thote raporti. Profesor Hisashi Ninokata nga Tokyo Institute of Technology mendon se keto deklarata nuk shkojne aq larg sa.
Ishte menduar se po te jete krize kryeministri dhe njerezit e tij do ta marrin ceshtjen ne dore. Por situata ishte shume konfuze. Komisioni duhet ta shqyrtoje nga afer kete dhe te vleresoje ne raportin perfundimtar edhe menaxhimin e krizes ne perputhje me rrethanat. Raporti i perkohshem mezi e permend demin dhe situaten ne bllokun e reaktorit nr 2. Shume gjera mbeten ne terr. Sidomos ne lidhje me pyetjen se si u zhvillua situata menjehere pas aksidentit. Une deshiroj pra nje hetim me te gjere.
Disa gabime komisioni i damkos qe ne raportin e tij te perkohshem. Per shembull se ne kohen e krizes ne impiantin e pare berthamor te Fukushimes kishte pasur pak punetore te trajnuar mire. Per kete shkak edhe u interpretuan gabim shenjat ne lidhje me sistemin e ftohjes emergjente ne njesite 1 dhe 3. Nese do te kishte qene ne dispozicion personel i trajnuar sic duhet atehere shkrirjet se paku mund mund te kufizoheshin. Puna per hetimin e katastrofes do te vazhdoje deri veren e vitit te ardhshem. Deri atehere pritet te jene marre ne pyetje edhe ish-kryeministri Naoto Kan dhe persona te tjere. Pas plotesimeve komisioni do te publikoje raporti i plote.
Autor Peter Kujath / Pandeli Pani
Redaktoi Esat Ahmeti