E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin kritikon opozitën ruse

Kryeministri rus, Vladimir Putin, kritikoi përpjekjet e opozitës për të "de-legjitimuar" rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin e Rusisë.

Putin i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj protestave mbarëkombëtare të 24 dhjetorit, që mblodhën me dhjetëra mijëra pjesëtarë të opozitës, që bënin thirrje për zgjedhje të reja.

Putin tha se opozita nuk ka një program të unifikuar, duke shtuar se grupet opozitare që po ankohen nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje.

Putin tha gjithashtu se opozitës ruse i mungojnë "njerëz të cilët do të ishin në gjendje për të bërë diçka konkrete".

Ish-ministri rus i Financave, Alexei Kudrin ka deklaruar se Putin është i gatshëm për dialog me opozitën, në mënyrë që zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm të jenë tërësisht të ndershme.

Duke iu përgjigjur valës së kontestimeve ndaj lidershipit aktual rus, Kudrin ka bërë të ditur se është takuar me Putin para se të merrte pjesë në manifestimin e madh të së shtunës dhe se ai i kishte shprehur gatishmërinë e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›