E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje vend nuk do te dale nga euro

Presidenti i BQE , Mario Draghi siguron Europën se institucioni që ai drejton është i gatshëm të bëjë gjithcka nëse do të jetë e nevojshme për të mbrojtur monedhën euro. Kam një mesazh të qartë për tu dhënë është shprehur Draghi në fjalën e tij gjatë konferencës për investimet globale në Londër. Në kuadër të mandatit tonë BQE është gati të bëjë gjithcka për të shpëtuar euron. Vendet si Italia dhe Spanja  kanë bërë progrese të dukshme mbi rimëkëmbjen e llogarive publike dhe refromat, ka afirmuar kreu i Eurotoëer, duke shtuar se është e nevojshme të vijohet në këtë drejtim. Nuk mund të imagjinohet që një vend  të dalë nga Eurozona, ka thënë Draghi. Mekanizmat e mbrojtjes janë të gatshëm të funksionojnë më mirë se më parë ka vijuar fjalën e tij Mario Draghi duke kujtuar nevojën për të dalë nga fragmentarizimi financiar dhe se tregu ndërbankar nuk po funksionon sic duhet. Në gjashtë mujorin e fundit eurozona ka treguar  progrese të mira dhe euro është e pakthyeshme dhe ne do ta bëjmë atë të pakthyeshme. Eurozona është më e fortë sec mendohet ka thënë guvernatori i Bankës qëndrore. Duke bërë një krahasim me SHBA dhe Japoninë Draghi ka theksuar se eurozona ka bërë më shumë në fushën e inflacionit dhe kohezionit social. Zgjidhja e problemit të kostove të rifinancimit të borxhit sovran të disa vendeve të Eurozonës është pjesë e mandatit të BQE ka deklaruar Draghi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›