E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani emeron stafin e keshilltareve

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka emëruar stafin e këshilltarëve të tij, me të cilët do të ndajë mendime rreth çështjeve të ndryshme për pesë vitet e mandatit si kryetar i shtetit.
Bardh Spahia, do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, Florian Nuni Drejtor i Kabinetit, Besnik Konçi Këshilltar Diplomatik, Leka Zogu II Këshilltar për Çështjet Politike
Arben Idrizi, Këshilltar Ligjor, Ilia Olldashi Këshilltar Ligjor për Prokurorinë, Shaqir Hasani Këshilltar Ligjor për Gjyqësorin, Mimoza Selenica Këshilltare për Çështjet Sociale, Manuela Murti Këshilltare për Integrimin Europian, Amik Kasoruho Këshilltar për Kulturën dhe Irma Toptani do të mbajë postin e Zëdhënëses.
Duke parë listën e këshilltarëve, bie në sy se Presidenti i Republikës do të ketë tre këshilltarët për Çështjet ligjore. Kjo nisur edhe nga prioriteti kryesor që zoti Nishani, përcaktoi për presidencën e tij gjatë fjalimit në seancën plenare, kur u betua si kreu i shteti. Arben Irdizi, do të jetë këshilltar mbi ligjet që do të miratohen nga Kuvendi; Ilia Olldashi, mësohet se do të përqednrohet tek çështjet që i përkasin organit të Prokurorinë, dhe Shaqir Hasani mbi raportet me gjyqësorin.
Në stafin e këshilltarëve të Presidentit Nishani bie në sy përfshirja e pretendentit për Fronin Mbretëror, Leka Zogu II, i cili do të këshillojë kreun e shtetit për Çështjet Politike. Gjithashtu, në listën e këshilltarëve të përzgjedhur me kujdes nga Presidenti i Republikës bie në sy, emri i përkthyesit dhe njeriut të letrave shqipe Amik Kasoruho, i cili do këshillojë Presidentin mbi çështjet e Kulturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›