E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë vendim konkret për “Enciklopedinë Maqedonase”

Kryesia e ASHAM-it ka bërë të ditur se vendimet për rishqyrtimin dhe procesin e ndryshimit të "Enciklopedisë" do të sillen në mbledhjen e Kuvendit të këtij institucioni shkencor, të caktuar për javën e ardhshme.

Kryetari i ASHAM-it, akademiku Gjorgji Stardellov ka theksuar se në mbledhjen e sotme është vendosur vetëm mbajtja e Kuvendit, ku aty do të miratohen të gjitha vendimet për ndryshimet në "Enciklopedinë Maqedonase". Ai ka theksuar se nuk është biseduar as për tërheqjen e kryeredaktorit të kësaj vepre kontraverse, akademikut Bllazhe Ristevski.

Ndërkohë po sot është takuar edhe këshilli redaktues i "Enciklopedisë", por gjithashtu duke mos sjellë asnjë vendim lidhur me pjesët që duhen ndryshuar.

Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë akademikët e ftuar shqiptarë, Luan Starova, Ali Aliu dhe Alajdin Abazi, të cilët kanë kërkuar emërimin e një këshilli të ri redaktues dhe largimin e akademikut Bllazhe Ristevski.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›