E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistër me të vuajturit dhe të zhdukurit nga Kosova

Drejtoresha e Fondit, Natasha Kandiç, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me këtë dokument janë përfshirë prej 95 për qind deri 98 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave; të atyre që kanë vuajtur, janë vrarë apo janë zhdukur.

“Tani jemi në fazën përfundimtare, kur po përpiqemi që me organizimin e paraqitjeve publike, t’i verifikojmë të dhënat përpara se të themi. Më në fund jemi të sigurt se numri i viktimave është i dokumentuar me emër dhe mbiemër”, tha Kandiç.

Sipas saj, regjistri përfshin viktimat në Kosovë në periudhën 1998-2000. “Fjala është për një regjistrim të emrave të të vuajturve, të vrarëve dhe të zhdukurve në Kosovë prej janarit të vitit 1998 deri në fund të dhjetorit, 2000”, tha Kandiç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›