E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu i jep “llogari” Merkelit

Takimi vjen në një kohë që politikëbërësit po vendosin nëse do t’i hapin dritën jeshile këstit të radhës të paketës së ndihmës për Greqinë.

Liderët evropianë po përpiqen të bien dakord për një paketë të plotë në mënyrë që kriza e borxheve në eurozonë të zgjidhet një herë e mirë dhe për të gjithë.

Megjithatë, ka ndarje mes shteteve lidhur me mënyrën më të mirë të zgjidhjes së krizës.

Liderët e G 20-ës takohen në fundjavë për të diskutuar rrugën më të mirë për të zgjidhur krizën, por zyrtarët e Bashkimit Evropian theksuan se nuk është arritur marrëveshje për asnjë plan të madh.

Deri më tani janë diskutuar një sërë idesh, mes të cilave edhe heqjen e 50% të borxheve të jashtme të qeverisë Greke.

Propozim tjetër është edhe forcimi i bankave të mëdha evropiane të cilat mund të goditen nga mos shlyerja e borxheve shtetërore, dhe rritja e fondit të shpëtimit të eurozonës./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-27 09:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›