Aspekte pozitive të anëtarësimit të Kosovës
Përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës u festua në mënyrë madhështore në Prishtinë, një gjest entuziast i shqiptarisë. Pikërisht në këto ditë pati shumë madje shumë opinione dhe "këshilla" në debate televizive, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë lidhur me problematikën e krijuar në Mitrovicën e Veriut. Është fakt se kjo problematikë është mjaft shqetësuese dhe me mjaft implikime negative, por nuk jam i mendimit që kjo temë të monopolizojë debatet e zhvilluara në media. Sepse ka shumë tema të ndryshme me interes të madh në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.
Të krijohet përshtypja, duke u bazuar në rëndësinë mediatike, sikur gjithë këto opinione dhe debate televizive e konsiderojnë problematikën e krijuar në Mitrovicë, pra heshtjet e sigurisë të një rëndësie parësore, ndërsa ato të marrëdhënieve ekonomike çështje të dorës së dytë. Pra, parimi diplomaci i para Luftës së I Botërore i ndarjes në "politika të larta" ("high politics") dhe "politika të rëndomta" ("low politics") është akoma aktual si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Ky nocion politik krejtësisht i tejkaluar nuk duhet të gjejë vend në politikën e jashtme zyrtare, po ashtu edhe në mes të të ashtuquajturve opinionistë apo komentatorë në të dyja vendet. Sidomos kjo kategoria e fundit, pasi është në një mënyrë përgjegjëse për bërjen e opinionit të brendshëm.
Madje do të theksoja faktin se, ndërsa problematika e krijuar në Mitrovicë është e ngrirë, domethënë nga ana e Serbisë, pozicioni dekonstruktiv i saj vazhdon të jetë i pranishëm në mënyrë konstante. Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Kosovës në FMN dhe BB, Serbia në vazhdimësi ka paraqitur ankesa, madje dhe zyrtarisht. Ky fakt domethënës e vendos të ashtuquajturën "low politics" në qendër të antagonizmit Kosovë-Serbi.
Për më tepër, duhet t‘i kushtohet rëndësi faktit se anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe BB, pra integrimi ekonomiko-financiar i vendit është shumë i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe natyrisht edhe me impakt relativisht të madh në jetën e njerëzve të Kosovës.
Pikërisht në këtë drejtim synon të kontribuojë ky artikull. Konkretisht, përpjekje të mëdha bëhen nga ana e qeverisë së Kosovës për anëtarësimin e vendit në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore (BB).
Sikurse lehtësisht mund të kuptohet nga gjithkush, anëtarësimi në këto dy organizata financiare me peshë të madhe në skenën botërore të organizatave të specializuara, i shërben gjithë Kosovës. Dhe kjo për shumë arsye:
(a) e para - koordinimi i politikave ekonomike të Kosovës me administratën e FMN i jep këtyre politikave më shumë kredibilitet dhe besueshmëri në sytë e komunitetit ndërkombëtar dhe për rrjedhojë Kosova do të ketë më shumë kreditime dhe më shumë investime direkte të huaja
(b) e dyta - natyrisht që Kosova mund të marrë kredi direkt nga FMN.
Pyetja në këtë rast shtrohet në çfarë raporti duhet të mbështetet balanca midis:
(a) stabilitetit makroekonomik i ofruar nga FMN; dhe
(b) konservatorizmi për sa i përket zhvillimit ekonomik po ashtu i ofruar nga FMN?
Duke u mbështetur edhe në praktikat më të mira ekzistuese, por edhe në nevojat specifike të Kosovës mbizotëron mendimi se të paktën në planin afatmesëm duhet të ketë përparësi stabiliteti ekonomik.