NE PRITJE TE DREJTESISE BRENDA DREJTESISE
Drejtësia është sektori më i korruptuar i administratës shtetërore në Shqipëri. Këtë ne e themi të gjithë aforfe, pasi përballemi sistematikisht jo vetëm me problemet tona në gjykata, por përballemi me informacione se si një zyrtar i lartë, që vjedh dhe abuzon me dhjetëra miliona lekë në tendera, lihet në arrest shtëpie kur gjykata cakton masën e sigurisë. Gjithashtu, mësojmë se si këto soj zyrtarësh dënohen me kohën e paraburgimit (arrestit të shtëpisë), apo gjoba qesharake, për të cilat ia vlen jo arresti i shtëpisë, por edhe burgu i vërtetë, krahasuar me paratë e vjedhura. Madje, më pas ata kërkojnë të japin edhe intervista në gazeta e televizione, për të larë fytyrën që ua nxinë padrejtësisht. Dhe ia dalin, pasi ka disa syresh televizione, që me fare pak para, të lejojnë të flasësh sa dhe si të duash, për veten e për kë të duash.
Por, që drejtësia është sektori më i korrputuar, këtë na e thonë edhe shumë raporte dhe studime organizatash shqiptare e të huaja. Donatorë të ndryshëm financojnë me dhjetëra mijëra euro projekte, që kanë për qëllim të matin shkallën e besueshmërisë së qytetarëve te drejtësia. Ata pyesin nja 100 njerëz rrugëve të Tiranës dhe përfundojnë në sallat e hoteleve të kryeqytetit për të dhënë lajmin që të gjithë e dimë: Drejtësia është e korruptuar! Por nuk është vetëm ky shqetësimi. Në të tilla tryeza ne shikojmë edhe ambasadorët e huaj të na thonë se, ne kemi sistemin më të korruptuar të drejtësisë, shikojmë Presidentin e Republikës, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të shprehet me tone nervoze kundër gjykatësve e prokurorëve të korruptuar. Shikojmë zyrtarë të tjerë të KLD-së, që gjithashtu paralajmërojnë se do të nxjerrin jashtë zyrave të gjithë juristët e korruptuar. Dëgjojmë edhe Kryeministrin të bëjë të njëjtën gjë, edhe ministrin e Drejtësisë, e kështu me radhë.
Por çfarë ndodh në realitet? Asgjë! OJF-të marrin sërish donacione për të bërë studime mbi perceptimin e shoqërisë mbi korrupsionin dhe sërish na thonë se ai është i rrezikshëm, gjë që ne sërish e dimë shumë mirë.
Pak ditë më parë, drejtësia shqiptare u trondit, në të vërtetë duhej të ishte tronditur, nga një prej skandaleve më të rënda që kemi dëgjuar, ta paktën këto dhjetë vitet e fundit. Një trafikant droge, përveçse drejtonte operacionet për shitjen e drogës nga qelia, me po të njëjtin telefon bënte negociata për të liruar edhe shokun e qelisë, që të merrej direkt në terren me bizneset e drogës. Dhe negociatori për të bërë këtë punë ishte pikërisht një prokuror i Prokurorisë së Tiranës, i cili njëkohësisht është edhe bashkëshorti i gjykatëses së Krimeve të Rënda që ka çështjen e trafikantit. Në fushë ishin hedhur 50 milionë lekë (të vjetra). Të korruptohet një prokuror është një gjë e keqe, por kur një prokurori bën sekserin mes trafikantit dhe gjykatëses, edhe pse ajo është bashkëshortja, kjo është tragjike për drejtësinë.
Kolegët e prokurorit ranë rastësisht në gjurmët e tij, ndërsa përgjonin trafikantin, dhe deshën, s‘deshën, e vunë edhe atë nën akuzë. Por nuk e arrestuan, madje u kujdesën kaq shumë ta fshehin, sa dy ditë me radhë, në Gjykatën e Tiranës i gënjyen gazetarët se nuk do ta zhvillonin seancën për caktimin e masës së sigurisë, në mënyrë që ata të iknin. Madje, edhe kur e dërguan në gjykatë, i bllokuan dyert dhe gazetarët nuk e fotografuan dhe nuk e filmuan dot, e madje as nuk e panë me sy. Edhe nga Guantanamo, burgu më famëkeq në botë, mundën të dalin fotografi me abuzimet që bënin marinsat amerikanë me të burgosurit e dyshuar për terrorizëm.
Bashkëshortja e prokurorit vazhdon të jetë gjykatëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa prokurori pret të hetohet nga kolegët e tij në Elbasan dhe ende nuk është marrë ndonjë masë administrative. Pra, vazhdon të jetë prokuror. Kërkuam ato ditë të merrnim një prononcim nga Ministria e Drejtësisë, por askush nuk foli. Edhe nga Prokuroria e Përgjithshme askush. Edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë askush. As nga Presidenca. E pra, e gjithë kjo ushtri zyrtarësh të lartë, përgjegjës direkt për drejtësinë, ata që të bëjnë namin nëpër seminare OJQ-sh, që paralajmërojnë e kërcënojnë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, u fshehën, ashtu siç fshehën edhe prokurorin e vënë nën akuzë. Ne e dimë, që ka një nen në Kushtetutë që flet për parimin e prezumimit të pafajësisë, që do të thotë se, çdo shtetas është i pafajshëm, derisa atë ta shpallë të tillë gjykata, me vendim të formës së prerë. Por ne e dimë se, përveç përgjegjësisë ligjore, ka edhe një përgjegjësi morale, e cila në profesionin e të bërit drejtësi është shumë e çmuar dhe po kaq e rëndësishme sa vetë përgjegjësia ligjore. Pa dyshim që prokurori nuk do të dënohet, por që ai ka folur në telefon me një trafikant droge nga qelia, kjo është e zezë mbi të bardhë dhe nuk ka më nevojë për ekspertizë, e kjo mjafton që ai, dhe bashkëshortja e tij, ta hiqnin me vrap pelerinën e zezë të njeriut të drejtësisë. Po kaq, mjafton që titullarët e drejtësisë ta nxirrnin kokën në ekrane, siç bëjnë kur u vjen ndonjë i huaj në zyrë e kapardisen para kamerave, duke thënë ç‘kanë bërë e ç‘do të bëjnë. Më e pakta që duhej bërë do të ishte shkarkimi i prokurorit.
Duhet të kujtojmë këtu, që Italia u fut në zgjedhje të parakohshme vitin e shkuar dhe Kryeministri Romano Prodi ia la vendin Silvio Berluskonit, pasi ministri i Drejtësisë dha dorëheqjen, sepse prokuroria në Napoli ngriti një akuzë mbi bashkëshorten e tij, për krizën e mbeturinave. Ne kemi njëmijë arsye dhe tashmë një arsye sa për një mijë, për të besuar se drejtësia jonë është jo e korruptuar, por në gjendje shumë të rëndë. Por po kaq arsye kemi të mos i dëgjojmë më pallavrat dhe deklaratat e zyrtarëve tanë, nga Presidenti i Republikës e deri te kryetari i një gjykate, për luftën kundër korrupsionit në drejtësi.