Havzi Nela, ezbehtë dosja e kujtimeve
E shikon përherë të ecë rrugës me të njëjtën dosje në dorë. Asnjëherë nuk ndahet prej saj. Është dosja e kujtimeve. Aty ruan thesarin e zemrës... vargjet e poetit. Lavide Nela hedh hapa të ngadaltë. Fytyrën e ka të zbehtë. Dikur, ishte një nga vajzat më të bukura të Kukësit. Poeti Havzi Nela, u dashurua marrëzisht pas saj. Edhe ajo pas tij, s‘kishte se si. E quanin muza e poetit, ndërsa ai vetë "dritën e lirisë". Sot është e vetme. Ka vetëm kujtimet. Pas kaq vitesh, bashkëshortja e tij, Lavdija, është e vetmja që ruan të gjithë trashëgiminë e shkruar të heroit. Ajo ka vuajtur burgun bashkë me të shoqin poet. Asnjëherë nuk e braktisi atë. Edhe në përvjetorin e lindjes. Dje, martiri i demokracisë poeti disident, Havzi Nela, do të mbushte 75 vjeç. Për idetë e shprehura publikisht ai u përndoq egërsisht nga Sigurimi i Shtetit derisa me 10 gusht të vitit 1988 u ekzekutua me varje në litar... e varrosën buzë rrugës, bri një shtylle... në themelet e saj ishte groposur një poet...
"Është e vështirë të shërohen plagët e shpirtit tim", thotë Lavdija, bashkëshortja dhe bashkëvuajtësja e poetit martir, sapo i kujtohet e shkuara. Me hapa të lodhur dhe e zbehtë në fytyrë, prej vitesh e shoqëron e njëjta dosje nëpër duar. Ruan aty kujtimet e shtrenjta që e mbajnë gjallë. Disa fotografi, letra të shkruara me dorë nga i shoqi nga qelitë e burgut e copëza gazetash ku flitet për Havziun. "E ardhmja ime është e shkuara ime", thotë ajo. Kujtimet më japin forcë dhe s‘mundem të dal jashtë tyre... S‘kam dëshira të veçanta për veten, për jetën time, jam e mbaruar... Femra tek unë është një e burgosur e përjetshme..." flet Lavdija me sy të përlotur. Dikur ishte një nga vajzat më të bukura të zonës. Poeti u dashurua marrëzisht me të, një dashuri e cila u dha zemër të dyve gjatë periudhës së burgut. Periudha postkomuniste solli edhe rehabilitimin e mjaft figurave të nëpërkëmbura, libra e memoriale nisën të ngriheshin për to. Një prej këtyre figurave është edhe poeti Havzi Nela, i cili për bindje të shprehura politike u dënua me vdekje (pas një kalvari të gjatë e të tmerrshëm burgimi, torture, internimi e survejimi). E varën në litar më 10 gusht 1988. Trupi pa jetë i Havziut mbeti i varur nga mesnata e deri në mesditë ku kolektivat punonjëse shkuan ta vizitonin te vendi i quajtur "Agjencia", në lindje qytetit të Kukësit. Pas më shumë se një dekade gjërat ndryshuan pozitivsht dhe Havziu u shpall martir i demokracisë me dekret presidencial. E në këtë kuadër nisi edhe realizimi i një busti kushtuar poetit. Puna për realizimin e tij ka filluar që në fund të vitit 1996 nga skulptori Ilmi Hoxha. U tha se busti do të realizohej me financimin e disa organizatave, përfshi edhe bashkinë e qytetit. Për më tepër, nga institucioni i fundit vinin nisma për përjetësimin e poetit në bronz. "Prej kohës që e kam realizuar bocetin në baltë, askush, asnjë institucion nuk kujtohet të financojë ecurinë e mëtejshme", thotë skulptori Hoxha. "Çdo ditë që kalon boceti dëmtohet dhe më dhimbset, sepse kam punuar me shpirt". Vepra tashmë ndodhet në Tiranë në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa Ministria e Kulturës është shprehur se për realizimin e bustit të poetit disident duhet të zhvillohet një konkurs kombëtar ose ndërkombëtar, i cili nuk u bë asnjëherë. "Havzi Nela vazhdon ende të persekutohet nga një pjesë e shoqërisë dhe kjo vjen për shkak të një mungese të humanizmit...", thotë shkrimtari Petrit Palushi, i cili kujdeset për trashëgiminë e martirit. Që në vitet ‘90 ka mbledhur dhe botuar vjershat e Nelës, ndërsa kohët e fundit ka botuar edhe tre libra për Havziun një libër me vlerësime për të, një me poezi të zgjedhura, si dhe një monografi. Palushi kujton faktin që Havziu ende nuk e ka marrë pafajësinë me vendim gjykate. E shoqja vazhdon ende betejën. Ajo kërkon përkujdesje ndaj saj dhe figurës së të shoqit.
"Kam qenë në punë në guroren e Kalimashit, ndajshim kromin e pastër nga gurët ku më vjen një grua e më thotë: Lavdije, a e more vesh? E varën Havziun! Oh, si ta zë goja, desha t‘i them, por nuk fola, në dorë mbaja një gur të rëndë dhe guri më ra te këmbët... Spiunohesha në atë kohë se mos shprehja mendime për të. Pak më vonë erdhi operativi e më tha, e hoqëm qenin... Është e vështirë të shërohen plagët e shpirtit tim", thotë Lavdija, kur dikush e hedh fjalën te e shkuara e saj. Që nga ajo kohë, nuk ka pasur më qetësi për të. Kujtimet i mban gjithnjë me vete. Asnjëherë nuk largohet prej tyre. Dosja që e shoqëron ngado, ruan një pjesë të Havziut. Janë letra, fotografi e copëza gazetash që i kujtojnë Havziun. Është dosja e krijimtarisë së tij. E ka të vështirë t‘i kthehet së shkuarës, të kujtojë vuajtjet të cilat nisën me një deklaratë të Havziut. Asokohe, anëtarë të partisë në Topojan, diskutuan për kolektivizimin, heqjen e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjes tradicionale të zonës. Havziu deklaroi mendimin e vet kundër. Ai tha se tre gjilpana përnjëherë, njeriut nuk i bëjnë mirë. Kjo gjë shkaktoi një mobilizim të sigurimit të asaj kohe për "eliminimin e Havziut". Havziu, i ri dhe shumë i guximshëm vendos të largohet. Ai, një poet, i lirë në shpirt nuk mund ta mendonte burgimin. Ajo, e dashuruar me të shoqin vendos ta ndjekë pas. "Unë do të vij me ty deri në vdekje, i thashë". Në kufi, poeti la pas një letër: "lamtumirë atdhe i dashur/ po të le me zemër të plasur". Me vete kishin një radio dore, një aparat fotografik, disa libra dhe një dosje me krijimtari të Havzi Nelës, të cilat nuk u gjetën më. Gati përherë i sulmuar për krijimtari letrare "të dënueshme" ai dënohet përfundimisht në vitin 1967. Vuajti burgun bashkë me të shoqen deri në vitin 1988 kur edhe u var në litar. Në dosjen e gjyqit të tretë dhe të fundit me 1988 ndër të tjera thuhet: "Që t‘i shërbehet më mirë parandalimit të veprimtarisë armiqësore në rreth duhet t‘i jepet si mënyrë ekzekutimi: vendimi me vdekje e varje, ku mund të ekspozohet i dënuari". Lavdije Nela, vuan ende të shkuarën. Shtrëngon fort dosjen e kujtimeve, hapat e ngadaltë, zvarriten sërish rrugëve të Kukësit. Ajo ishte muza e poetit...
E dashur Lavdije!
Letrën para kësaj e shkrova shumë shkurt dhe të thashë mos më shkruaj ma letra pa t‘i dërguar unë. Këtë e bana tue mendue se letra jote nuk do të më gjejë këtu. Ti ndoshta mund të jesh ba merak për këtë, por kjo është një arsyeje. Në letrën e fundit që më dërgojshe më thoshe se je mirë si në shtëpi. Kjo më gëzon pa masë, sepse pikërisht aty e kam merakun edhe unë. Edhe vet jam mirë, fare mirë, deri sot. Në letër më shkrojshe se mbasi të liroheshe nuk di se ku me qëndrue, bashkë më vllazërit apo me nanën në shtëpi. Kjo gjendje asht herët me u sqarue, por sidoqoftë unë them që asht ma mirë me qëndrue në shtëpinë tonë, arsyet s‘po t‘i them se shkon gjatë e më soset letra për një gjë që nuk ja vlen barra qeranë. Ti më parë kërko përgjigjen e aplikimit në komunë ose kërkoji gjykatës së naltë me letër. Mandej si t‘i plotësojsh një vit kujtoji degës mb. Kukës se në 5 vjet e poshtë thonë se i çliron dega po të dojë, pra bani lutje. Shiko se unë kam marrë letra nga Shukriu, Sadiku, Hasani... dhe jam kurjoz të di a të dërgon letra tjetër njeri për veç Shukrisë, shtëpisë tande e meje dhe kush janë ata?...
Vlorë më, 16-12,69
E dashtuna Lavdie!
Jam mirë, dëshroj të jini mirë. Letrën tande e kam lexue disa herë me radhë, jam gëzue që jeni mirë. Një letër ja kam dërgue Shukrisë; a e keni marrë? Ju pata thanë që më sjellni kapotën por jo, mos ma sjellni sivjet. Sillni dhe ato të tjerat që ju kam kërkue. Në vend të thesit që ju kam kërkue, kur të vini... më sillni një valixhe më të madhe për me mbajt ushqimet më të rëndësishme... Valixhja të mos jetë e re, vetëm të ketë çelës.
Po qe se keni vendosur të vini, kini kujdes mos delni me kohë të keqe se po mbeteni rrugës. Bile, unë them që po erdhi Veseli në Vlorë jepjani atij ushqimet e ju mos ejani, se asht tue mbajt kohë e keqe. Po prapë ju e dini, veç po erdhe ti vetë, vishu mirë se do të kalojsh Qafën e Malit. Mund të vini kur të dojni, pasandaj kur të çeli koha e mirë, nisuni, ani se shkon edhe vonë. Shukrisë thuaji mo u ban merak se për sëmundjen që ke ti sot kanë dalë plot ilaçe. Shukriu le ta mbajë veten dhe ta kufizojë sëmundjen në këto vjetët e para, po ma vonë, si të dal unë, do t‘ja bajmë dermanin dhe do të të shërojë e do të të baj si tash nëqoftëse jam vetë gjallë dhe do ta kem shëndetin siç e kam sot por, po u sëmura unë atëherë s‘di çfarë të të them. Lekët që i ke e do shtoni, t‘i përdori për shëndetin e vetë në radhë të parë, mandej nga pak edhe për nanën e fëmijët e gruan e tij. Për shtëpi mos ta hajë aspak meraku se po dola unë, do të rregullojmë çdo gja, po nuk dola ai shtëpinë e ka se e ka timen. Tani po përfundoj me të falat. Nanën e përqafoj së largu me mall dhe i them mbaj gariet, mos u mërzit fare, e vëllait, nuses së vëllait e fëmijëve të dashtun të fala shumë. Shukrisë, nuses dhe fëmijëve të Shukrisë të fala shumë. Ti Lavdije të fala shumë...
Motrave e dajallarëve të fala. Shokëve e miqve të fala shumë...
Përgjigje Havzi Nela