E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad: Qeveria nuk përdori armë kimike

Presidenti sirian, Bashar al Assad, në një intervistë për një transmetues amerikan, tha se nuk ka dëshmi se qeveria e tij përdori armë kimike. Në intervistë me PBS, e cila do të transmetohet të hënën, Assad po ashtu sugjeroi se aleatët e tij s’do ta lënë vetë nëse perëndimi sulmon vendin. Sidoqoftë, ai shtoi se i mbetet SHBA-së të dëshmojë se forcat e tij qëndrojnë pas sulmit kimik në Damask.

“Nuk ka dëshmi që unë përdora armë kimike kundër popullit tim”, deklaroi ai për televizionin. Ai as nuk e mohoi e as pohoi përdorimin e armëve kimike, por shtoi se nëse ekzistojnë, atëherë janë nën kontroll qendror. Sa iu përket aleatëve, Assad tha se ata janë në gjendje t’i ndihmojnë, e në mesin e tyre janë Rusia dhe Kina, si dhe Irani e Hezbollahu, lëvizje nga Libani. Në anën tjetër, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan pritet ta fillojnë debatin formal të hënën, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ka përkrahje të mjaftueshme për ta kaluar këtë kërkesë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›