Mblidhet Kuvendi i ri, Rama dhe Berisha të pranishëm në sallë

Seanca e parë e Kuvendit të ri ka zgjatur pak minuta. Namik Dokle ka mbajtur fjalën hapëse dhe në fund të saj ngriti komisionin e verifikimit të mandateve. Seanca e ardhshme parlamentare do të mbahet nesër në orën 11:00.
18:10 – Në sallën e Kuvendit ashtu si edhe legjislaturën e kaluar do të mungojë kreu i opozitës. Por ndryshe nga legjislatura 2009-2013 në sallën e Kuvendit do të jetën Edi Rama dhe Sali Berisha, të cilët dominojnë jetën politike të vendit që prej vitit 2005.
Kryeministri i ardhshëm ka zgjedhur të ulet diku nga reshtet e mesit, ku në krah ka kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi dhe nga krahu tjetër deputetin, Taulant Balla. Rama do të qëndrojë në këtë vende edhe për pak seanca, deri në miratimin e tij si Kryeministër. Ndërsa Sali Berisha është ulur në rreshtin e dytë në krahun e të djathtëve. Në krah të djathtë ka Jozefina Topallin ndërsa në krahun e majtë, Ridvan Boden.