E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Reforma zgjedhore të përfundojë në kohë

02-07-2012 / Gazeta 55

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth, u shpreh sot në konferencën “Trashëgimia zgjedhore evropiane” se “një rezultat i suksesshëm i reformës, i pasuar nga një zbatim i plotë dhe i ndershëm i kodit të ri zgjedhor, do të përbënte një kontribut të prekshëm në axhendën e reformave të vazhdueshme të Shqipërisë dhe në aspiratat e saj ndërkombëtare afatgjata”.
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth dhe gjatë kësaj konference gjeti rastin të lëshojë një apel për klasën politike shqiptare. Ai bëri thirrje për miratimin në kohë të reformës zgjedhore.
“Vija e finishit është afër, për ata që kanë vullnet politik. Duhet konsensus i gjerë, duhet zbatuar ligji i ri zgjedhor, një përfundim në kohë i reformës i jep mundësi edhe KQZ të bëhet gati, nevojitet që zgjedhjet të bëhen në mënyrë të efektshme. Politika të lërë mënjanë interesat vetjake dhe të vërë në plan të parë interesat e përgjithshme, vendin e tyre”- theksoi ai.
Investimin për zgjedhjet, Wollfarth e cilësoi si një investim për stabilitetin politik, prandaj ftoi politikën të tregojë përgjegjësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›