E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia ka rënë në recesion

Maqedoni- Ekonomia maqedonase ka rënë në recesion. Lajmi është bërë publik nga partia më e madhe opozitare në vend Lidhja Social Demokratike, LSDM, e cila i referohet statistikave zyrtare.

Siç raporton sot INA nënkryetari i kësaj partie, Zoran Jovanovski theksoi se vendi po shënon trende negative dhe tmerruese në planin ekonomik, investimet e jashtme dhe thellimin e borxhit të jashtëm.

Statistikat e fundit të ekspertëve ekonomik bën të ditur se prodhimtaria industriale po shënon rënie gjatë nëntë muajve të fundit dhe se ka rritje të papunësisë. Maqedonia radhitet në fund të listës së 20 vendeve evropiane që po shënon rezultate negative në planin ekonomik. Borxhi i jashtëm është rritur për 20 për qind në krahasim me vitet e kaluara dhe para qeverisjes së kryeministrit Nikolla Gruevski- tha ai i cituar nga INA.

Ndër të tjera- thotë partia opozitare shqiptare- vendi është në krizë të thellë ekonomike, buxhetore dhe zhvillimore, rrjedh procesi i ngarkesë  së madhe me borxh duke i pasur parasysh kapacitetet e brishta për zhvillim dhe struktura e pavolitshme e ekonomisë, jolikuiditeti është problemi më i madh i ekonomisë, qytetarëve dhe shtetit.

Në këtë rreth vicioz shteti nuk heq dorë nga projektet e tija populliste, konfuze dhe joproduktive dhe nuk i shlyen obligimet ndaj bizneseve, ky trend është i ngjashëm me Greqinë, por pasojat e vërteta do të duhet që ti shërojë ndonjë qeveri tjetër në plan afatmesëm- tha Rufi Osmani, lider i partisë dhe ekspert ekonomie.

Sipas Osmanit investimet e jashtme në vend vetëm gjatë muajve të fundit kanë shënuar rënie për 33 milion euro. Por nga ana tjetër, Qeveria ka nxjerrur shifra të tjera. Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se Maqedonia është vendi me më pak borxh të jashtëm në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›