SHBA, senati voton: Homoseksualet në ushtri

Në një votim historik për të drejtat e homoseksualëve, Senati amerikan është pajtuar që t'i japë fund ndalesës që homoseksualët të shërbejnë hapur në ushtri. Senati votoi me 65 vota pro dhe 31 kundër për t'i dhënë fund politikës "mos pyet, mos trego". Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi më herët projektligjin, ndërsa senatoret nxituan ta kryejnë këtë detyrim para pushimeve te Krishtlindjeve. Presidenti Barak Obama pritet ta nënshkruajë ligjin këtë javë, edhe pse ndryshimet në politikën e ushtrisë me siguri se nuk do të ndodhin për të paktën disa muaj. Nën ligjin e ri, presidenti dhe këshilltarët ushtarakë, duhet të vetëtojnë se heqja e ndalesës nuk po dëmton kapacitetin e trupave për të luftuar. Pas kësaj, ushtria do të ketë edhe një periudhë tjetër 60 ditëshe të pritjes. Miratimi i ligjit erdhi pas kritikave dhe protestave te shumta te shoqatave për te drejtat e njeriut dhe mbrojtjes se homoseksualeve.
Shpërndaje