Assange: Smund të mbijetojmë përballë vështirësive financiare
LONDER - Faqja e internetit WikiLeaks, e përballur me vështirësi financiare nuk mund të mbijetojë duke patur parasysh rrjedhën e ngjarjeve", u shpreh sot në një intervistë për radion Europe 1 themeluesi i saj Julian Assange.
"Nuk mund të mbijetojmë duke pari se si po rrjedhin ngjarjet", deklaroi ai. Themeluesi i faqes së specializuar në publikimin e mesazheve diplomatike konfidenciale u shpreh në anglisht dhe deklaratat e tij u përkthyen në frëngjisht.
"Është bërë e vështirë që paratë e donatorëve të mbërrijnë tek ne, sepse të gjitha llogaritë tona janë bllokuar. Po humbim 500 000 euro në javë", shtoi ai. Por, ne do të përpiqemi të kundërpërgjigjemi".
Assange, i cili është dënuar me arrest shtëpie në Londër, deklaroi dje për mediat zvicerane se faqja e tij po humbte më tepër se 480 000 euro në javë që nga fillimi i transmetimit të mesazheve diplomatike.
Australiani, i cili tashmë ndodhet në një regjim lirie me kusht në Mbretërinë e Bashkuar, pret një proces të mundshëm ekstradimi drejt Suedisë ku ai kërkohet për "agresion seksual". Data e procesit të tij pritet ende të përcaktohet gjatë një seance të parashikuar për sot në Londër.
(atsh/BalkanWeb)