E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e shqiptarve, Thaçi: Problemin e historisë do ta zgjidhë e ardhmja

Hashim Thaçi me Katherinë Ashton

Integrimi i plotë në BE dhe NATO i vendeve të Ballkanit Perëndimor është zgjidhje për problemin me komunitetin etnik të shqiptarëve që jetojnë në vende të ndryshme. Kështu i është përgjigjur, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë bullgaret të lajmeve Novinite pyetjes: Se cila është zgjidhja për këtë problem nga pikëpamja e tij pasi shumë e shohin si problem Shqipërinë e Madhe në Ballkan.

Nuk ka qenë zgjedhje e shqiptarëve që të jetojnë në shumë shtete. Nga një anë ky fat shihet si historik por nga ana tjetër është i lidhur edhe me të ardhmen, ka nënvizuar Thaçi.

Ne dëshirojmë që të jetojmë në një rajon pa kufij, me marrëdhëniet të mira me fqinjët; ne shpresojmë të jetojmë në një rajon me vlera dhe model evropian. Kjo është arsye pse Kosova dhe Shqipëria do të bëhen pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe pjesë e NATO-s, ka shtuar kryeministri i Kosovës.

Ai shprehet i sigurt se një ditë Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia do ta njohë pavarësinë dhe kjo nuk është vetëm një rrugë por është edhe rruga e duhur. Duke mos njohur Kosovën, Serbia i bën dëm vetes si dhe dëmton paqen dhe sigurinë në rajon.

Thaçi vizitoi Bullgarinë me 18-19 qershor me ftesë të homologut të tij, Boyko Borisov. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›