E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS kandidon ne zgjedhjet parlamentare 20 biznesmene

Tradicionalisht, e majta ka qenë më pranë shtresave të mesme e të varfëra, por shqiptarët shkojnë kundër rrymës. Partia Socialiste kandidon ne keto zgjedhje 20 biznesmene.
Socialistët kanë edhe rritjen më të ndjeshme në krahasim me 2009. 14 biznesmeneve që kandiduan atehere, i shtohen edhe 6 te tjere. Qarku me përqëndrimin më të lartë është Tirana, ku dallojnë emrat e Sadri Abazit, Parid Carës, Artan Gaçit, Rakip Sulit e Sadi Vorpsit. 
Në Shkodër bien në sy emrat e Tom Doshit, Paulin Stërkaj, Sait Fishtës e Zef Çunit. Edhe Vlora duket se preferohet nga biznesmenët socialistë, ku dallon Koço Kokëdhima, Fatmir Toçi e Andrea Marto.
Biznesmenët nuk kanë qenë protagonistë te debatit politik gjate ketyre viteve, por joshja e elektoratit me pasurine e tyre, i jep shpeshhere ne parti statusin e te perkedhelurit nga lideri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›